Papërgjegjësi gjuhësore e disa gazetarëve të Top Channelit, çdo vrasje ditore trajtohet “masakër”

Papërgjegjësi gjuhësore e disa gazetarëve të Top Channelit, çdo vrasje ditore trajtohet “masakër”

Një vrasje që ndodhi ditë më parë, në Prishtinë, ku gjatë një përleshjeje me armë zjarri mbetën dy të vrarë e dy të plagosur, po trajtohet si masakër, në Top Channel dhe në shumë “Copy past”, portale e medie. Por tërë kjo nuk është asgjë më shumë se një lajm për vrasjet e përditshme, që ndodhin shumë më tepër në Shqipëri sesa në Kosovë dhe me të cilat aq shumë jemi mësuar, sa po të kalojë një ditë pa një lajm të tillë, gazetarët e kronikës së zezë, shfletojnë shtypin e huaj dhe sjellin lajme për vrasje kudo të kenë ndodhur në botë. Trajtimi i kësaj vrasjeje, dhe i vrasjeve të tilla, (mjerisht të përditshme në botën e kapitalit), si masakër, tregon papërgjegjësi dhe mungesë profesionalizmi të shprehur të gazetarëve, të cilët madje edhe therjen me thikë e trajtojnë masakër.  (Konflikti, solli edhe masakrën me dy të vdekur dhe dy të plagosur).

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …