Para pak ditësh është transmetuar kënga atdhetare, “Bjen orteku, gjak po rrjedhka bjeshka, krushqit e ngrin hapin”

Para pak ditësh është transmetuar kënga atdhetare, “Bjen orteku, gjak po rrjedhka bjeshka, krushqit e ngrin hapin”

Kënga, “Bjen orteku gjak po rrjedhka bjeshka, krushqit e ngrin hapin”,  i kushtohet formacionit luftarak të UÇK-së, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, që kishin rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe më 14 dhjetor 1998 tek vendi i quajtur “Likenet e Hasit-Gorozhup me c rast kishin rënë 42 dëshmorë në krye me Komandantin Mujë Krasniqi. Teksin e kësaj kënge e ka shkruar eprori i lartë i UÇK-së,  Rexhep Selimi, kënga është kënduar nga çlirimtari, Ali Gashi, bashkëluftëtar i komandant Mujë Krasniqit, në orkestrimin e Muhamet Selimit dhe Driton Fazliu, studio: Artfron MeDia, xhirimet: Televizioni Dielli.

 

 

Hej bjen orteku gjak po rrjedhka bjeshka krushqit e ngrin hapin

 Hej kur luftë bajshin jeta dhe vdekja, gjogu e ndal vrapin

 Hej ç’është ai varg që s’paska fund kah e kanë udhen

 Hej ç’janë kta lisa qe priten n’kamb e shtatin se ulin

 

 

Oo n’pushkë m’kanë mbet veq nja dy fishek e ngji nje grusht barot

 Oo te ai guri ran dy pika gjaku sikur me ra sot

 

 

Kur po ikte terri mjegulla po binte n’agim z’doli drita

 Binte bresher plumash n’plagë gjaku po n’grinte pllumbin se n’dal prita

 Nga ai plis i bardh i asaj kodrine ku shembej nje murë

 Nga dy pika gjaku rridhte nga çdo krua m’binin lul bozhur

 

 

Oo n’pushkë m’kanë m’bet veq nja dy fishek e ngji nje grusht barot

Oo te ai guri ran dy pika gjaku sikur me ra sot

 

 Oo n’pushkë m’kanë m’bet veq nja dy fishek e ngji nje grusht barot

 Oo m’bi sharki ran dy pika loti sikur me ra sot.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dr. sc. Bekim Vishaj: Në shenjë përkujtimi, 39 vite me parë u nda nga jeta Doajeni i folklorit shqiptar, Dervish Shaqa

Dervish Shaqa  u lind në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, në vitin 1912. U …