Lëvizja Vetëvendosje

Qeveria bën të ditur se ashtu sikur është vepruar me shkarkimin e bordeve mund të veprohet edhe me ambasadorët

Qeveria e shkarkuar paralajmëron se ashtu sikur është vepruar me shkarkimin e bordeve mund të veprohet edhe me ambasadorët. Një zyrtar  në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, ka theksuar se ashtu sikur janë shkarkuar bordet mund të shkarkohen edhe ambasadorët. Duke arsyetuar shkarkimin e bordeve, ai ka thënë se nuk ndalet korrupsioni, nëse vazhdojmë me të njëjtat borde. Ndërsa lidhur me zëvendësimin e tyre nga anëtarë të Vetëvendosjes, ai ka thënë se nuk  mund të hapin konkurs kaq shpejt dhe se nuk bënë të lihen vendet e zbrazëta në këto borde. Do të detyrohemi që edhe një ambasador ta emërojmë në të ardhmen, nga Vetëvendosje”, ka paralajmëruar zyrtari i Qeverisë së shkarkuar, por aktualisht  në detyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …