Partia Fjala: Turp për Qeverinë që lejon një kryetar të komunës ta mohojë shtetësinë dhe t’i shkel ligjet e Kosovës

Partia Fjala: Turp për Qeverinë që lejon një kryetar të komunës ta mohojë shtetësinë dhe t’i shkel ligjet e Kosovës

Partia FJALA dënon  fuqishëm sjelljen e paligjshme të  kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore,  Goran Rakiq, i cili mbrëmë rezistoi t’ i largojë targat e Serbisë nga Vetura zyrtare e Republikës së Kosovës.  Sjellja e tij arrogante shkoi aq larg sa mohoi edhe shtetësinë e Kosovës, duke thënë se “nuk kam nevojë të i largoj këto targa, ngase ashtu Kosova është pjesë e Serbisë”. Situatën edhe më të rëndë e bën fakti që Policia e Kosovës, u dorëzua para urdhrave të tij, me presionin që kishte nga Qeveria e Kosovës, që këtë Kryetar ta lejojë të hyjë në pikën kufitare ashtu si ai dëshiron, me veturë zyrtare të Kosovës 2Z, por me tabela të Serbisë. Është e turpshme dhe e tepruar kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës që lejon dhe dorëzohet përballë kërcënimeve të një Kryetari sërb, që paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës dhe që mohon shtetësinë e Kosovës dhe shkel ligjet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …