Pas 30 ditësh Kina i pranon pa viza qytetarët nga Shqipëria, ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama

Pas 30 ditësh Kina i pranon pa viza qytetarët nga Shqipëria, ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama

Kina nuk do të kërkojë  viza për shqiptarët, që duan të shkojnë në këtë shtet të Madhë e të fuqishëm  të Azisë,  ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai  ka publikuar një foto nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Pasi është miratuar në parim nga qeveria, marrëveshja është firmosur dje nga ambasadori kinez në Tiranë dhe zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino. Marrëveshja për heqjen reciproke të vizave u jep të drejtën qytetarëve shqiptarë të hyjnë pa vizë në Kinë për kohë të shkurtër, për 30 ditë brenda 90 ditëve.  Sa i takon shtetasve kinezë, atyre u është hequr viza e hyrjes për qëndrimet afatshkurtër që në vitin 2019. Qëndrimi afatshkurtër nuk nënkupton kushtet kur qytetarët shqiptarë duan të punësohen në Kinë. Në këtë rast ata duhet të aplikojnë për vizë pune.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …