CEFTA

PDK dhe IDK i marrin seriozisht nismat rajonale për përjashtim, nëse nuk zhbllokohet vendimmarrja në CEFTA

Paralajmërimet e përfaqësuesve gjermanë ndaj Kosovës për përjashtim nga nismat rajonale nëse nuk zhbllokohet vendimmarrja në CEFTA, po kërkohet të merret seriozisht nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Instituti Demokratik i Kosovës. Sipas tyre, Procesi i Berlinit dhe bashkëpunimi rajonal nuk pranon bllokadën tregtare, andaj duhet të merret parasysh kërkesa për heqjen e masave të sigurisë ndaj mallrave serbe. Mirëpo në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje vazhdojnë të insistojnë për nevojën e mbajtjes së këtyre masave, derisa thonë se përjashtimi i Kosovës nga Procesi i Berlinit apo krijimi i ndonjë mekanizmi rajonal pa Kosovën do të nxiste përçarje ndërmjet shteteve në Ballkanin Perëndimor.  Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, thotë për KosovaPress, se qeveria Kurti nuk duhet të sillet me arrogancë karshi kërkesave gjermane për bashkëpunim rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Mosmarrëveshjet VV – Nisma: bashkëpunim i pamundur për Qeverinë Kurti 3

Në skenën politike kosovare po vazhdojnë debatet për mundësinë e krijimit të Qeverisë së tretë …