PDK

PDK-ja ka reaguar ndaj deklaratës fyese të kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri

PDK përmes një reagimi për media thotë se gjuha e përdorur nga Ymeri, tejkalon fjalorin politik e kodin etik.“Në konferencën e sotme për media, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, me gjuhë të ulët, të padëgjuar deri më sot në skenën politike të vendit, ka fyer tre drejtuesit më të lartë të shtetit. Gjuha e tillë e turpshme e Ymerit, shkon përtej fjalorit politik, vlerave demokratike dhe kodit elementar etik, duke fyer rëndë bartësit e përgjegjësive shtetërore e institucionale, të dala nga vota e lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës’, thuhet në reagimin e PDK-së. PDK thotë se konsideron se gjuha e tillë e Visar Ymerit, dëshmon qartë për humbjen e arsyes dhe argumenteve opozitare, përkitazi me çështjet madhore dhe sfidat që po kalon vendi. Gjatë ditës në një konferencë për media, kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, janë derra.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …