Vlora Çitaku

PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në seancë, rregullorja na obligon, do të jemi aty

Pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani që Kuvendi të mblidhet brenda 48 orëve, Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e nesërme konstituive. Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se partia do të jetë e pranishme, duke theksuar se obligimi vjen nga rregullorja e Kuvendit. “Po na obligon rregullorja që ta takohemi çdo 48 orë dhe ne do të jemi aty,” tha ajo. Seanca e djeshme u ndërpre pas mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Kryesuesi Avni Dehari i ishte drejtuar presidentes për “sugjerime” lidhur me vazhdimin. Presidentja Osmani theksoi se Kushtetuta dhe rregullorja janë të qarta për këtë çështje. Pritet që në seancën e nesërme të synohet zhbllokimi i procesit. Edhe LDK-ja dhe AAK-ja kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Kuvendi pritet të mblidhet sot në orën 12:00.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …