Anëtari i Kryesisë së PDK-së, ish-ministri i Inovacionit Muzafer Shala ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit për shkak të shtyrjes së sërishme të procesit të arsimit. “Arbërie Nagavci duhet të japë dorëheqje. Sot nuk pati guxim as të dalë para kamerave”, ka shkruar ai. Shala thotë se 330 mijë nxënës në Kosovë do të vuajnë mungesën e mësimit. “Prap, 330 mijë nxënës të Kosovës pa asnjë aktivitet edukativ. E ardhmja e fëmijëve tanë po vazhdon të vritet”. Ai thotë se vetëm vendi jonë në rajon nuk po gjen forma për të organizuar mësimin. “I tërë Ballkani po mbanë mësim në një formë apo tjetër, përderisa MASHT-i po duket i pa aftë për të organizuar mësimin me prezencë fizike, te kombinuar apo online”, ka shkruar Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, përgjegjësi ndaj kombit dhe të ardhmes së përbashkët
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
