Ish-kryediplomati finlandez, Pekka Haavisto, është një nga emrat që përflitet për të zëvendësuar Miroslav Lajçakun, emisarin aktual të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Finlanda është e gatshme të propozojë Haaviston për këtë pozitë të lartë brenda BE-së. Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës ka sqaruar se pozita e emisarit ende nuk është hapur zyrtarisht dhe se Finlanda aktualisht vazhdon të mbështesë Miroslav Lajçakun deri në përfundimin e mandatit të tij në janar 2025. Haavisto, një diplomat me përvojë të gjerë, ka shërbyer më parë si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Sudanin dhe ka punuar në Ballkan në kuadër të një programi mjedisor të OKB-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgimtarët shprehin preferenca politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit: PDK dhe LDK në fokus
Në prag të festave të fund vitit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
