Për shkak të zhvillimit të disa punimeve nesër për katër orë ndalohet qarkullimi në autoudhën “Arbën Xhaferi”

Për shkak të zhvillimit të disa punimeve nesër për katër orë ndalohet qarkullimi në autoudhën “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës njofton publikun se nesër (e shtunë, 6 qershor 2020), për shkak të zhvillimit të punimeve (betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë) dhe për sigurinë publike, prej orës 10:00 deri në orën 14:00, ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes. Gjatë periudhës së ndalesës, të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë – Hani i Elezit dhe anasjelltas. Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …