Përkujtohen dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni

Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, heroit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh. Përveç institucioneve komunale, në homazhe morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorëve e familjarë të tyre por edhe personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti dhe paralelja e ndarë në  Ramnishtë. Po ashtu sot është mbajtur edhe një manifestim në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, për shënimin e ditës së Shkollës “Bafti Haxhiu”. Një fjalë rasti e mbajti zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ndërkaq për veprimtarinë luftarake të heroit Bafti Haxhiu, foli bashkëluftëtari i tij, Selami Ramiqi. Historikun e shkollës “Bafti Haxhiu” e shpalosi drejtori Afrim Rrustemi, i cili përmendi edhe të arriturat dhe rezultatet e kësaj shkolle. Në shënimin e ditës së shkollës, u lexua edhe biografia e dëshmorit Bafti Haxhiu, kurse në emër të Shoqatave të dala nga lufta foli Avdyl Bajrami. Me këtë rast, u dha edhe një program i pasur artistik, nga nxënësit e shkollës. Përndryshe, dëshmorët Bafti Haxhiu e Sali Zenuni, kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në malet e Gorozhupit të Hasit.

May be an image of 2 people, poster and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …