Në Prekaz u përkujtuan heronjtë Nebih e Tahir Meha në 37-vjetorin e rënies heroike të tyre

Sot në Prekaz u përkujtuan heronjtë Nebih e Tahir Meha në 37-vjetorin e rënies heroike të tyre

Sot në Prekaz u përkujtuan heronjtë Nebih e Tahir Meha në 37-vjetorin e rënies heroike të tyre të cilët ranë duke luftuar me njësinë speciale të policisë serbe. Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, si dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, të shoqeruar edhe nga zyrtarë të tjerë komunal, të dy komunave, deputetë, asamblistë, familjarë dhe qytetarë, bënë nderime dhe vendosën buqeta lulesh pranë varrezave të Nebih e Tahir Mehës. Ndërsa pas homazheve, u mbajt një manifestim përkujtimorë tek kulla e Tahir Mehës. Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, por edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ndërsa në emër të familjes Meha, foli Ilir Meha. Manifestimi përkujtimorë u përmbyll me një program kulturo-artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: LVV në vend të zbardhjes së rastit të Astrit Deharit organizon turne shahu

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka kritikuar Vetëvendosjen për mos …