leoni

Përkujtohen të vrarët në masakrën e vitit 1990 në Malishevë

Në Malishevë, me homazhe dhe nderime, janë përkujtuar të rënët e “Masakrës së Malishevës”, e 30 janarit të vitit 1990. Në këto homazhe dhe nderime, krahas familjarëve, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, z.Rexhep Mazreku, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, deputeti i Kuvendit të Kosovës, z.Enver Hoti, ish kryetari i Komunës së Malishevës, në atë kohë, z.Daut Krasniqi dhe personalitete e qytetarë të tjerë.

Më 30 janar të vitit 1990, në qendër të Malishevës, gjatë protestave popullore, për të drejtat e popullit shqiptar në Kosovë, kundër regjimit serb dhe kundër sistemit të asaj kohe, policia serbe, ka hapur zjarr mbi popullatën, ku janë vrarë Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, derisa dhjetëra të tjerë janë plagosur, torturuar dhe maltretuar.

Në fjalën e rastit, për këtë ngjarje ka folur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili, pasi nderoi dëshmorët Kryeziu e Mazreku, tha se “kjo ishte një prej ngjarjeve më të rëndësishme të asaj kohe, pasi për herë të parë, është shënuar edhe reagimi institucional ndaj sistemit”.

Komuna e Malishevës, nën drejtimin e Daut Krasniqit (ish kryetar i Komunës), në mënyrë institucionale, kanë reaguar ndaj vrasjes së qytetarëve të saj, duke kërkuar përgjegjësi për ngjarjen dhe këtë çështje e kanë ngritur në institucionet më të larta në ish Jugosllavi, dhe në organet tjera ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …