Përparim Gruda: Mungesa e efikasitetit të Gjykatës Speciale e ka sjellë në Kosovë, zonjën Trendafilova

Përparim Gruda: Mungesa e efikasitetit të Gjykatës Speciale e ka sjellë në Kosovë, zonjën Trendafilova

Njohësi i çështjeve juridike, Përparim Gruda, thotë se Gjykata Speciale ndër vite ka shënuar mungesë qartësie të proceseve gjyqësore dhe të tërësisë së punës e saj. “Vizita e kryetares së Gjykatës Supreme, siç i themi ne në zhargonin e përditshëm, pa dyshim që është e lidhur me mungesën e efikasitetit të punës së Gjykatës për këto vit dhe po ashtu mungesën e një qartësie të proceseve gjyqësore dhe të tërësisë së gjykatës në punën e saj. Sepse e vërteta është se Gjykata Speciale tashmë i ka kaluar 5 vjet prejse është formuar dhe nuk ka arritur ende me filluar gjykim në shkallë të parë për asnjë aktakuzë, janë dashtë 5 vjet për të filluar gjykimi në shkallë të parë”.

“Diçka është jashtë çdo standardi normal të gjykimit në kohë të arsyeshme. Po marrim shembull Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavi si pikë referimi atje mesatarisht për katër vite procesi të paktën në shkallë të parë është kryer procesi i gjykimit, por për shembull për disa raste është kryer për 5 vjet në të gjitha shkallët e gjykatës, duke përfshirë edhe personat e akuzuar prej Kosovës, ish-kryeministrin dhe të tjerët. Në këto kushte është absurde që Gjykata Speciale të vonojë kaq shumë procesin, pra me ju dashtë 5 vjet vetëm për konfirmim të një aktakuze, por as për fillim gjykimi në shkallë të parë”. Ai ka nënvizuar se  Kosovës po u bëhet dëm i jashtëzakonshëm me zvarritjen e hetimeve për krime lufte liderëve politikë të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …