Peter Sorensen thekson rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në Kosovë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka theksuar nevojën urgjente për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999, duke e cilësuar këtë si një çështje humanitare të domosdoshme. Në një postim në “X”, pas një vizite në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Sorensen ka deklaruar se familjet që ende nuk kanë informacion për të dashurit e tyre meritojnë qartësi dhe drejtësi. Kosova dhe Serbia kanë bërë përgjegjëse njëra-tjetrën për mungesën e përparimit, ndërkohë që Deklarata e përbashkët e vitit 2023 për personat e zhdukur mbetet pa u zbatuar nga Serbia, duke përfshirë angazhimet për ofrimin e informacionit dhe dokumenteve të nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …