Peter Stano

Peter Stano: Derisa Kosova të jetë nën sanksione të BE-së edhe sovranitet i saj do të mbetet i cunguar

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka kërkuar që çdo veprim lidhur me rihapjen e Urës së Ibrit të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit. Ai ka folur edhe një herë për rihapjen e Urës së Ibrit për qarkullim. Stano ka thënë se çdo hap dhe veprim duhet të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit. Në këtë kontekst, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti për veprimet e tij të pa penduara dhe të pa koordinuara me aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se këto veprime kanë kontribuuar në sanksionet ndaj Kosovës dhe destabilizimin e vendit. Ndërsa deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka theksuar se qeveria e Kurtit është dështake në fushat e brendshme dhe të jashtme, duke lënë Kosovën nën masa të BE-së dhe pa njohje apo anëtarësim ndërkombëtar. Ajo ka kritikuar qeverisjen e aktuale për mungesën e mbështetjes ndërkombëtare dhe për faktin se Kosova ka mbetur me sovranitet të cunguar.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Të gjithë në Tiranë, nuk mund të heshtim kur po ndryshohet historia jonë!

Kryetari i Mitrovicës dhe ish-kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri …