leoni

Peticion i 73 intelektualëve, pedagogëve e artistëve nga Shqipëria për lirimin e Albin Kurtit

        Medieve në Shqipëri dhe në Kosovë iu është dërguar “Një peticion me nënshkrimet e 73 intelektualëve, pedagogëve, artistëve e studentëve, nga Shqipëria”, në të cilën bëhet thirrje për lirimin e deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti, dhe kundërshtohet krijimi i Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe demarkacioni me Malin e Zi..

 

Në arsyetimin e peticionit thuhet:

 

“Ne qytetarë të Tiranës, intelektualë, pedagogë, artistë, studentë, me besimin se vullneti i popullit do të frymojë politikat kombëtare, shprehim sot mbështetjen e plotë për luftën dhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për forcimin e shtetit në luftë të papajtueshme me çdo shfaqje të autoritarizmit dhe të korruptimit të institucioneve.

Sot ne deklarohemi kundër Marrëveshjeve për Zajednicën me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, të cilat cenojnë integritetin territorial dhe dëmtojnë interesat kombëtare të shqiptarëve. Arrestimi i Albin Kurtit në 28 Nëntor, ditën e shenjtë të Pavarësisë, kujton kohët më të errëta të sundimit serb kur patriotët dhe rinia e Kosovës dhunoheshin dhe burgoseshin për çështje kombëtare.

Ne gjykojmë se, në kuadrin e një bashkëpunimi luajal mes Qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës, dhe mbi bazën e Marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet tyre, do të shmangeshin veprime të cilat cenojnë jo vetëm interesin kombëtar, por në një vështrim afatgjatë, paqen dhe stabilitetin në Rajon. Albin Kurti dhe të gjithë të Burgosurit Politikë duhet të lirohen një orë e më parë, sepse ata kanë dalë në mbrojtje të Republikës dhe aspiratave Kombëtare.”

 

Tiranë, 3 dhjetor 2015

 

Nënshkruesit

 

1. Pëllumb Xhufi

2. Moikom Zeqo

3. Brizida Gjikondi

4. Krenar Zejno

5. Kujtim Çashku

6. Enis Sulstarova

7. Abdi Baleta

8. Iliada Korçari

9. Elvis Hoxha

10. Gjergj Zefi

11. Etleva Nallbani

12. Ksenofon Krisafi

13. Rudina Xhunga

14. Muntaz Dhrami

15. Sokol Shameti

16. Artur Zheji

17. Bora Ylli

18. Lutfi Dervishi

19. Anastas Kostandini

20. Ermira Qosja

21. Artan Shabani

22. Behar Gjoka

23. Alba Malltezi

24. Klement Kolaneci

25. Alment Muho

26. Olsi Lelaj

27. Beti Njuma

28. Saimir Shpuza

29. Arben Bajo

30. Sofokli Meksi

31. Nadire Buzo

32. Gjergji Gjuraj

33. Mandeta Minxhozi

34. Ardian Isufi

35. Ilir Yzeiri

36. Tefta Spirollari

37. Vlash Prifti

38. Dritan Sulçebe

39. Ina Kasimati

40. Klejd Këlliçi

41. Marin Mema

42. Arlind Qorri

43. Anika Dokle

44. Ledian Rusta

45. Enida Bozheku

46. Blendi Çeka

47. Keti Banushi

48. Lulzim Alushaj

49. Gentian Xhenga

50. Bashkim Rodoni

51. Blerta Lazebeu

52. Erion Kristo

53. Eda Elbasani

54. Lura Demiri

55. Pavio Gjini

56. Albana Rista

57. Aleksandër Josifi

58. Evi Veliu

59. Junilda Karameta

60. Agim Janina

61. Genti Gjikola

62. Ketiana Klosi

63. Genc Shehu

64. Haxhi Kalluci

65. Flutura Baleta

66. Hasan Matjani

67. Edvin Pacara

68. Liridona Hoxha

69. Xhenis Gjini

70. Gentian Aliaj

71. Armando Zamaj

72. Ermir Hoxha

73. Denis Muka

 

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …