Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Keni propaganduar për ndryshim, duke i bindur votuesit tuaj që ata të mashtrojnë vetveten

Presidente dhe kryeministër mashtrues, me paraqitje n’pushtet, kinse janë ,debil‘….

Nuk jeni debil, jeni mashtrues me ,antagonizëm kredibil‘!

I gënjyet votuesit tuaj, ata ju votuan. Po i gënjeni tani t‘gjithë qytetarët edhe pse, disa e dinin qëllimin tuaj dhe s‘ju votuan.

Me premtime se ju jeni; t‘vetmit kundër krimit, korrupsionit, kapjes së shtetit e nepotizmit dhe tash e dy vjet, asnjë veprim konkret për premtimet që i keni thënë ju vet.

• Jeni pasqyra injoruese e qytetarëve, me punësime të familjarëve.

•Jeni ,kukulla‘ që pispilloseni, përfitues jo vetëm të pagave t‘majme, po edhe të benefiteve të posteve shtetërore.

• Jeni sikur një ,substancë narkotike‘ që i mashtron njerëzit, duke i lënë ashtu siç janë, po duke i bindur ata për ndryshim.

• Keni propaganduar për ndryshim, duke i bindur votuesit tuaj që ata të mashtrojnë vetveten.

• E keqja triumfoi, duke i mashtruar njerëzit e mirė që ju besuan dhe ju votuan.

• Shpresa e juaj e ,ndryshimit‘, ishte dhe deri tani mbeti, fallsifikuesja më e madhe e së vërtetës.

Ju Vjosa Osmani dhe ti Albin, jeni kontradikta, kundërtia, ankthi e pafuqia dhe shpresa e vdekur, sigurisht e „veprës absurde“!

Mjerisht e fatkeqësisht jeni të njejtë, sikur milionerët e pasuruar brenda natës, t‘cilët nuk kishin as ,brekë‘.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …