Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Naiviteti i disa, pseudo “analistëve” për shkuarje, apo jo, në takimin e 27 qershorit në Uashington!

Naiviteti dhe mendja e cekët e disa, njerëzve madje edhe publicistë në Kosovë, që kinse mundohen të shkruajnë, s’paska kufi…..

Sipas dikujt, paska filluar edhe një fillim dramatik i shkapjes së shtetit!

Atyre që janë, shumë të cekët në mendje i’u ndodhë edhe kjo, parashohin edhe fillim dramatik të “sh’kapjes së shtetit“.

Qesharakët e mbështjellë, në lëkurën e qengjit, tash kur atdheu ynë i përbashkët Kosovë, është në udhëkryq, gjendje të rënduar, sikur në vitin 1999, mjeranët qesharak, publicistë, analistë, parashikues, zbulues, duartrokasin dhe nxisin dhunë për brenda shoqërisë sonë.

Ku ishit, ju  kur atdheu ishte në rrezik të shfarosjes, nga regjimi gjenocidial, shovinist, kriminel serb i Millosheviqit?!

Ku ishit, ju, kur atdheu ynë digjej flakë?

Ku ishit, ju,  kur në atdheun tonë, vriteshin dhe masakroheshin fëmijët tanë?

Ku ishit, ju qesharakë, kur dhunoheshin nënat dhe motrat tona?

Në atë kohë, ju qesharak ishit, të strukur në Prishtinë, duke pirë kafe!

Ndërsa tani, i’ duartrokisni gjendjes së rënduar në vend!

E keni provuar, të mateni me vota të qytetarëve, s’keni marrë asnjë grusht vota, populli e dinë shumë mirë, kush ishit dhe kush jeni tani….

Bashkohuni dhe mos i’u gëzoni fatkeqësisë së Republikës së Kosovës, dhe mos harroni se, për të ardhur këtu, ku jemi është derdhur shumë gjak…

Zoti e bekoftë, Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar!

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Drejtësia nuk mbrohet me manipulime dhe standarde të dyfishta; Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre …