Brickos

Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Po normalizohet gjithçka! Vetëdije Kombëtare apo, duartrokitje për gjendjen e rënduar?

Pamfleti, letra, apo informata, e bërë publike për opinionin e gjërë, nga zyra e prokurorit të përgjithshëm, të Gjykatës Speciale, ishte jo e drejtë juridikisht dhe jo ligjore, nëse shihet si normalizim, apo fillimi i ç’kapjes, shkapjes së shtetit, atëher unë personalishtë them se është, sikur peshqit të mbijetojnë në ujin e turbulluar.

Ata të cilët, e kanë vetëm një pikë, gjak shqiptari, apo edhe nëse s’e kanë përjetuar luftën e fundit në tokën dardane, nga viti 2008 Republikë të Kosovës, duhet-duhet të jenë të bashkuar, si asnjëherë më parë rreth, simbolit kombëtar shqiptarë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…. Vetëm, unik dhe të bashkuar e kalojmë gjendjen e rënduar!

Nuk duhet, kurrë-kurrë, të harrojmë se gjaku i derdhur, nga dëshmorët e kombit, e bindi faktorin ndërkombëtar, në këtë rast NATO-n për intervenim ushtarak, dhe shpëtimin e zhdukjes nga faqja e dheut, popullin shqiptarë të tokës dardane, nga regjimi shovinist, barbar, kriminel serb dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Të, bashkuar dhe unifikuar, dalim të fituar!

Bashkimi, sjellë fuqinë, fuqia sjellë lirinë, liria sjellë demokracinë…..

 

 

Petrit Dibrani: Fjalori i disa, :intelektualëve” i neveritshëm i pështirë….

 

Vetëm të mendosh, e lëre më të shkruash! ‘Mos na e çani b**ën‘, se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është fjalor i ndyrë dhe i pamoralshëm.

Shkrimet e disa, intelektualëve njerëz të penës, jo vetëm që krijojnë huti, brenda shoqëris, po janë shkrime të padrejta, të pamoralshme, të pista, të ndyra dhe të pandërgjegjshme.

Intelektualët me fjalor të pështirë, s’munden të shkruajnë, doracak për simbolin kombëtar UÇK-ës, se e kanë mendjen te pozitat zyrtare shtetërore dhe me fjalor të pështirë, s’ka mundësi të shkruhet, doracaku!

Fjalori i disa, intelektualëve i neveritshëm i pështirë….

Ç’ka nënkuptojn, shkrimet me fjalë të pista, të ndyra?

Qytetarët duhet ti vlerësojnë, shkrimet e tilla!

Intelektuali dhe publicisti, kinse i njohur!

Komenton dhe shpërndanë, njoftimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzën, ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi dhe ish Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe Kryetarit të PDK-ës, z. Kadri Veseli.

Komenti!

“Një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”

 Këta intelektual, me këtë fjalor, të shkruajnë doracak…..

As që e kanë në mendje, ndoshta frigohen nga lufta e pastër dhe e drejtë e çlirimtarëve – UÇK-ës.

Intelektualët e vërtetë!

Janë të detyruar, që me shkrimet dhe veprat e tijë, të jetë udhërrëfyes i të gjitha proceseve përparimtare të shoqëris dhe popullit që i takon.

Intelektualët e vërtet, duhet gjithmonë të argumentojnë të vërtetën për interesin e përgjithshëm…. Të besojmë dhe urojmë, se këta “intelektual” do reflekojnë, veprojnë, punojnë dhe do merren, kryesisht me punë mendore për interesin e përgjithshëm!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …