Ali Tahiraj: Kosova është gjaku ynë që nuk falet, as për ty dhe as për një thes napolona, as për miliarda

Ali Tahiraj: Kosova është gjaku ynë që nuk falet, as për ty dhe as për një thes napolona, as për miliarda

Kosova është gjaku  ynë që nuk falet , as për ty dhe as për miliarda . Ta lavrosh këtë tokë e cila buron veç erë gjaku , mbi 14 MASAKRA  të mëdha të bëra mbi popullin Shqiptar në shtëpitë e tyre brenda Kosovës dhe atë se paku 1430  fëmijë,e sa  pleq e plaka …. sa femra te dhunuara .

Të gjitha këto brenda Kosovës.

Nuk më intereson asnjë DESHMOR  sepse ishin me pushkë në dorë dhe kërkonin LIRINË e humbur diku para gjashtë shekujve dhe në dukjen e tyre dyshohet se jan vrarë diku ”  jashtë ” kufijve aktual të kësaj Kosove.

Sa e pa lezetshme te thuhet dhe të jetohet ne mesin e hipokritve.

Këta pjesëtar te UÇK-së a kishin ardhur nga jashtë planeti apo ishin  bijtë e këtij vendi dhe për kë luftuan për LIRINË e kujt more heeeej .

Sa e tmerrshme kur  shoh se shprehen gëzime të papara  kur ngrihet një akuzë nga shtrigat e Europes për ndonje pjesëtar të UÇK-së,  sa neveritëse.

Gezimi e merr dhenë edhe para shkieve dhe si për çudi  më e rendë duket aktakuza  për afer 100  shpijuna-tradhtar, shkije qe kan dhunuar vra e masakruar dhe hajnave te shtëpive te braktisura dhe të djegura , qe u veshet njerzve mjaft meritor për luften  për liri, sesa akuzat  per 13.ooo shqiptarë të vrarë e të masakruar nga regjimi kriminal  Milosheviqit.

E tmerrshme neveritëse.

Kur isha femij dëgjoja gjyshen tim plakë dhe të pa shkollë por mjaft të pervuajtur kur thoshte :  ooo carroket e mi mësoni shumë banu të dijshem  luftoni me gjithqka per vatan dhe hekjani NEMEN  ketij vendi sepse ky vend eshte i nemun nga DORUNTINA  , dhe une u mundosha te flej në gjumë dhe e paraftyroja atë vajzen që e ka nemur vendin dhe ta dija se perse .

Më shkon mendja shpesh kur shof njerz të tillë në këtë skenen tonë politike dhe gjithnje ka pengesa perbrenda njerzve tanë për te ecur përpara se vertet qenkemi te NEMUN .

LAVDI DESHMORVE TE ATDHEUT!

(Ali Tahiraj eshtë vëlla i dy deshmorëve te Atdheut)

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …