Brickos

Visar Ymeri

Policia arreston kryetarin e Vetëvendosjes

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se arrestimi ka të bëjë me rastin e deputetit, Bekim Haxhiu rreth kacafytjes së deputetëve disa vite më parë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vetëvendosjes, e cila konsideron se Qeveria po riaktualizon raste të para shumë viteve, me qëllim të shtypjes së kundërshtarëve politikë. “Si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitimiteti, pushteti po synon të qeveris duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën.  I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t’i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. Ky subjekt ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kryetarit, Ymeri dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha rasteve gjyqësore, të cilat i vlerëson si politike dhe të montuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …