Policia e Kosovës njofton se persona të panjohur kanë djegur dy kamionë në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës njofton se persona të panjohur kanë djegur dy kamionë, njërin  në Zubin Potok dhe tjetrin në Mitrovicën e Veriut. Sipas Policisë, persona të pa njohur në Zubin Potok i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit. Rasti është duke u hetuar. Kurse, në Mitrovicën e veriut, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njësia policore është duke hetuar rastin, thuhet në njoftimin e policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …