Policia e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë dyshon se gjatë mitingut të PD-së, në Tiranë, është hedhur një substancë kimike

Policia e Shqipërisë dyshon se gjatë mitingut të Partisë Demokratike, pasditen e së shtunës, në turmën e njerëzve është hedhur një substancë kimike, që ka shkaktuar shqetësime shëndetësore tek pjesëmarrësit në tubim.  Për këtë arsye, specialistët e krimeve ndaj jetës kanë nisur hetimet, të mbështetur edhe nga prokuroria dhe Garda e Republikës. Në vendngjarje mbërritën edhe kimistët e ushtrisë, të cilët, në bashkëpunim me ekspertët kriminalistë, u përpoqën të mblidhnin prova. Por, gjatë hulumtimit të bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë sendiment të dyshimtë, pasi skena e krimit nuk u ngrit menjëherë pas mitingut nga policia, por në 7 të mëngjesit, kohë pasi punonjësit e bashkisë kishin pastruar sipërfaqen që në të gdhirë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë 140 persona, të cilët janë paraqitur në spitalin francez, në QSUT, me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje, kruarje dhe djegie të syve, irritim në fytyrë dhe qafë, dhe në disa raste edhe vështirësi të lehta në frymëmarrje. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri  në orën 16:00 të së dielës janë shtruar 14 persona. Në komunikimin e pasdites u njoftua edhe për 4 raste në Elbasan dhe 5 në Durrës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …