BE

Premtimi për “apoteozën imagjinare, fiktive”, që quhet liberalizim, nuk po realizohet

Me gjithë premtimet e shumta dhe të përditshme të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës për liberalizim të vizave, edhe ky vit u përmbyll pa realizimin e këtij premtimi, me që cilin qeveritarët tanë të pas luftës,  në vazhdimësi i kanë joshur qytetarët. Të gjithë liderët e përfaqësuesit e institucioneve,  pa dallim,  janë mbajtur në pushtet duke bërë premtimin numër një, tash për tash apoteozën imagjinare fiktive,  që quhet liberalizim. Por kanë kaluar 17 vjet e më shumë nga lufta dhe ky premtim ka devalvuar deri në atë masë që tanimë edhe fjalët e kanë humbur vlerën. Jo vetëm kryetari, Hashim Thaçi, për të cilin sondazhet thonë se kanë qenë premtuesi numër një,  por të gjithë të tjerët fjalën liberalizim e kanë pasur dhe e kanë alfë të  perceptimit dhe deklamimit të tyre politik. Fajin për vonesën ata ia lënë njëri-tjetrit dhe jo Bashkimit Evropian i cili ende nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, andaj edhe nuk interesohet për të zgjidhur problemet e qytetarëve të një vendi të papranuar zyrtarisht.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …