Brickos

Presidenti, Dolad Trump pritet të emëron diplomatin Philip S. Kosnett për ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Presidenti, Dolad Trump pritet të emëron diplomatin Philip S. Kosnett për ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dolad Trump është në prag të emërimit të diplomatit Philip S. Kosnett për ambasador të SHBA-ve në Kosovë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti, Donald Trump e ka bërë të ditur synimin për të emëruar diplomatin Philip S. Kosnett nga Virxhinia, si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës. Diplomati, Philip S. Kosnett aktualisht është i Ngarkuar me Punë i Përkohshëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara. Zëri i Amerikës njofton se ai deri më tani ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit. Pjesa më e madhe e karrierës së zotit Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik. Diplomati,  Philip S. Kosnett është diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe flet katër gjuhë të huaja: turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht. Është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …