Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi: Me dhembje te madhe morëm lajmin për vdekjen e hershme të profesorit Arben Dërmakut

Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi: Me dhembje te madhe morëm lajmin për vdekjen e hershme të profesorit Arben Dërmakut

Me dhembje te madhe morëm lajmin për vdekjen e hershme të profesorit Arben Dërmakut.

Shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij, kolegëve të punës në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Gjilanit, miqve, dashamirëve dhe komunitetit të ekonomistëve të Kosovës.

Arben Dërmaku ka qenë një prej ekonomistëve më të mirë të Kosovës, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Është autor i disa librave nga fusha e ekonomisë, shumë punimeve shkencore dhe pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Një kontribut të veçantë e ka dhënë dhe në fushën e edukimit: ka mentoruar dy kandidatë në doktoratë dhe mbi pesëdhjetë kandidatë në tema masteri.

Kontribut të madh ka dhënë në themelimin dh në ngritjen e universitetit publik në Gjilan: ka qenë kryetar i Këshillit për Themelimin e Universitetit Publik në Gjilan në vitin 2013, ushtrues detyre i Rektorit deri në vitin 2014 dhe anëtar i Këshillit Drejtues të këtij universiteti deri në vitin 2017.

Ai ka qenë edhe nxitës i reformimit dhe modernizimit të arsimit të lartë në Kosovë dhe ka dhënë kontribut të çmuar në këtë drejtim.

Vdekja e hershme e ndau nga mesi ynë, por kontributi dhe rezultati i punës së tij do të vazhdojë te zhvillohet me ne.

 

Me respekt,

Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi

Rektori i UKZ-së

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …