Kriminelët serb

Prof. dr. Agim R. ZOGAJ: Rizgjimi i fashizmit serb

Lajthitjet e diplomacisë evro-perëndimore

Mendimi politik shqiptar, veçmas në Kosovë, vazhdimisht e mbron pikëpamjen se, Serbia edhe 25 vjet pas luftërave në ish Jugosllavi, vazhdon ta kultivojë të njëjtën politikë  shtetërrore, kombëtare, mbarëserbe, të kërcënimit të hapur të paqes në rajon. Serbia, udhëheqja e saj shtetërore, Kisha Ortodokse Serbe në bashkëpunim dhe me bekimin e Rusisë, hapur, pa asnjë shqetësim, po e rishfaqin politikën ekspansioniste ndaj popujve të Ballkanit Perëndimor, në radhë të parë ndaj Republikës së Kosovës. Nuk na habit, madje aspak, një platformë e tillë e ideologjisë çentike, pra, e kultivuar në Beogradin zyrtar, jo vetëm për arsye të pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj tokave shqiptare. Vërtet asgjë e re, as nga porositë shoviniste që dolën nga Deklarata e Kuvendit mbarëserb mbajtur më  qershor 2024 në Beograd. Nuk janë, për befasi, por as për tu nënçmuar ato vendime të Kuvendit mbarëserb, por as lidhja e pushtetarëve serbë me Putinin me Kinën, me Iranin, me Korenë e Veriut etj. Është për keqardhje, që, BE-ja vazhdon të hesht ndaj pretendimeve të politikave ekspansioniste, të Serbisë, të krerëve të Republikës serbe në Bosnje, është për habi, përse BE-ja nuk reagon ndaj aleancave anti evropiane dhe madje edhe antiamerikane të Serbisë me Rusinë me Kinën, me Iranin, me Korenë e Veriut.

BE-ja, sikur me prioritet e ka presionin diplomatik ndaj Republikës së Kosovës, ndaj popullit të saj, prandaj, duke heshtur para kërcënimeve serbe, Brukselit zyrtar më lehtë dhe më e arsyeshme i duket që t’i vendos , gati që një vit sanksione Republikës sonë. Dhe, për çarsye qesharake, spekulative, gjoja pse, Republika e Kosovës nuk e zbaton asociacinin serb?! Ne dijmë se, fjala është për Asociacionin serb, të cilin me ultimatume me shantazhe, Kosovës  iu imponua më 2013 dhe më 2015. Dhe, tani, e mbarë diplomacia evro-perëndimore, edhe ajo e aleatve të Kosovës, kërkon, kërcënon se Asociacioni  duhet zbatuar! Edhe pse, edhe vetë qendrat e vendosjes së diplomacisë evroperëndimore e dinë se, Asociacioni serb është fillimi i rrugës drejt federalizimit të Republikës së Kosovës, në mos, shkëputjes së Veriut dhe bashkëngjtja Serbisë!

Gjithsesi, t’u kthehemi disa referencave të politikës së Serbisë, konkretisht të presidentit Vuçiç, i cili, edhe me përkrahjen e diplomacisë evro-perëndimore po ekspozohet, po imponohet si lider politik i rajonit! Të shtojmë se, vetë diplimacia evroperëndimore, po ia krijon kushtet, rethanat diplomatike Vuçiçit që, Serbinë ta kuptojë si, shteti më i fuqishëm në në rjon, nga e cila, mjerisht, edhe sipas perceptimit të Bruxelit zyrtar dhe të Washingtonit zyrtar, Serbia duhet të jetë faktori, shteti kryesor i cili garanton siguri dhe paqe në rajon, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor.

 

Kërcënimet hitleriane  të Vuçiçit

Në intervistën e gjatë, dhënë radios prestigjioze zvicerrane, “ Die Weltwoche” , në të cilën Vuçiçi shovinist sërish u imponua si lider i rajonit, deklaron se :” …i mirëkupon nga shumë njerëz brenda Serbisë për të ndërhyrë dhe për t’u përplasur ushtarakisht me shqiptarët dhe NATO-në për t’i mbrojtur serbët në Kosovë”! Pra,  Vuçiçi, sikur dikur mentori dhe prijësi, frymëzuesi i tij, Slobodan Millosheviçi, hapur e thotë se, shteti i Serbisë, edhe pas 25 vjet përfundimit të luftës në Kosovë, është i gatshëm, qoftë edhe me  me luftë të futet në luftë me shqiptarë e Kosovë dhe me NATO-në për t’i “ mbrojtur “ serbët. Vallë, prej kujt, t’i mbrojë, gjithnjë sipas logjikës shoviniste te Vuçiçit? Kjo, po nënkuptohet?! A nuk është ky kërcënim me luftë ndaj  Republikës së Kosovës, madje edhe ndaj NATO-së? Millosheviçi, në fjalimin e tij mbajtur më 28 qershor 1989 në Gazimestan, ndër të tjera kërcënonte:”… në rast se ka nevojë, për realizimin e këtyre qëllimeve të Serbisë, do të ketë edhe luftë…”!?! Vuçiçi, që për nga retorika, tani më i trimëuar, ngjan në Millosheviçin dhe në Hitlerin, e përmend kërcënimin me ushtri, pra me luftë! Asnje reagim i BE-së, përpos i Stejt Departamentit. Media e Kosovës, heshti krejtësisht!

Më tej, çetniku serb, Vuçiç, në intervistën për radio, “Die Weltwoche” konstaton se: “… Serbisë i janë rrëmbyer padrejtësisht 13.5% të territorit”! Për cilin territor është fjala, sipas tij? Kuptohet, logjika e trillimeve, gënjeshtrave serbe, e nënkupton territorin ne Republikës së Kosovës, të pushtuar nga viti 1912 e deri më 12 qershor të vitit 1999. Sërish, e njëjta logjikë serbe, sipas të cilës, “… aty ku ka një varr serb, aty është shteti serb”! Çfarë idiologji e mitit serb, mbi të cilën ideologjki, shteti serb hartoi projektet për gjenocid ndaj popullit guximtar shqiptar! Prandaj, sërish, në të njëjtn intervistë, presidenti i trimëruar serb, kërcënon se :”… bota duhet ta kuptojë se nuk mund të ketë zgjidhje të njëanshme që shqiptarët të marrin gjithçka, ndërsa serbët të humbin gjithçka”! Çfarë e konsideron, Vuçiçi humbje për serbët?  Pse, gati pas një shekulli, shqiptarët e Kosovës me luftën heroike të UÇK-së e fituan lirinë e tyre? Liria e popullit të Kosovës, nuk është robëri për serbët, aq më pak është liri e “grabitur” nga liria  e serbëve, qoftë në Serbi apo e serbëve kosovar! Dhe, pastaj ai vazhdon duke rikonstatuar, para publikut zvicerran dhe mbarëevropian se:” …Ne kemi rrënjë shumë të thella në Kosovë…”! Pushtetarët serbë, sikur edhe vetë Vuçiçi, gjithnjë e më agresiv, më opsesiv, prore flasin për rrënjët e pushtimit serb në Kosovë.  Diplomati i njohur amerikan, arkitekti i Konferencës dhe i paqës së Dejtonit (SHBA) Richard Hollbruk u kishte thënë midis Beogradit se, “ Kosova ishte e pushtuar nga serblët”! Me një fanatizëm kryeneç dhe shumë të rrezikshëm për paqën në rajon, Serbia vazhdon ta indoktrinojë pupullin, rininë e saj. A ka më çmenduri politike, më mjerim i mendjes normale të njeriut se, të përkulesh dhe të vesh lule, para varrit të Stalinit, ashtu siç bëri, ditë më parë, politikani shovinist Vulin, i gjetur në listën e zezë të SHBA-së.

Agresion ndaj vlerave të qytetërimit evro-perëndimor

Çetniku, Vuçiç, pasi i rikujton publikut evropian se, “…Perëndimi po e mbivlerëson veten dhe nënvlerëson Rusinë dhe Putinin”, më tej, hapur del me konstatimin se: ” Nuk mund të themi sesa larg jemi një lufte të tretë botërore, por mund të themi se jemi afër një përplasjeje të madhe. Dhe kjo do të ndodhë, jo më larg sesa 3-4 muaj më pas. Madje, ekziston rreziku që kjo të ndodhë edhe më parë.”! A nuk ësht ky kërcënim i hapur ndaj vlerave të Perëndimit dhe sigurisë në rajon, ngjashëm sikur kërcënon, aleati i tij Putini rus? Është e qartë adresa, se kujt i drejtohet, Vuçiçi me këto tone kërcënuese. Perëndimit, BE-së, të cilët, që nga përfundimi i luftërave në ish Jugosllavi, që nga çlirimi i Kosovës dhe shpallja e Pavarësisë sonë, asnjëherë nuk u morën me vendosmëri me Serbinë. Përkundrazi, nuk e ndëshkuan me asnjë masë diplomatike, ia dhanë mundësinë të ringritet ideologjia ekspansioniste e shtetit serb dhe tani, siç delë, të mos i kërcnojë vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe vetë shtete e rajonit dhe Evropën, diplomatikisht të përhumbur e të trazuar. Sa më tepër që, diplomacia evroperëndimore, frikësohet që, ta ndëshkojë, diciplinoj politikisht Serbinë, aq më i rezikshëm është rizgjimi i fashizmit serb. Të pretendosh se, Serbinë nuk duhet ndëshkuar sepse, ashtu e bëjmë për vete, dhe e largojmë nga Rusia dhe putinizmi, në fakt do të thotë, Serbinë ta ndihmosh të bëhet një Rusi e vogël në rajon!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …