leoni

Prof.dr. Hakif Bajrami: Telallët e Millosheviqit dhe Sheshelit sërish kërcnohen nepër Kosovë!

Në stilin Gering-Gebells, Vuçiqi dhe Daçiqi (Shesheli dhe Millosheviqi), po shtihen se ne kemi harruar çdo siellje të tyre dhe jemi kah jetojmë në një planet tjetër. Më kujtohet kur, më 1995 i pata shkuar Milloshevit publikisht, se: “ Do ta vrasish vehten”. Tash poi u drejtohem këtyre nxënsve të popave të ish Patrikut Pavle se në Ballkan janë 7 milion shqiptarë. Në Turqi, thuhet sipas staistikave dhe zyrtarëve më ta lartë turqë se ish pushtetet koloniale sllave në Anadoll kanë përzënë me miliona shqiptar nga 1877 e deri më 1966. Atje sot po thuhet publikisht se jetojnë 15 milionë shqiptarë lojal shtetit ku jetojnë. Po në Evropë dhe Amerikë e kontinente tjera, sa shqiptarë jetojnë nuk dihet. Po nëse dueti “Gernig-Gebells” I Beogradit vazhdon me këto kërcnime ndaj shqiptarëve, ata (në diasporë) dhe këta (në vendlindje) sot në saje të informatave shumë lehtë do të komunikojnë në mes veti. Pra nuk janë Shqiptarët ma ata të viteve 1877-1966, o çetnikë të Sheshelit dhe neofashistë të Milloshit.


 


Po shkojmë me radhë në përgjegje


 


Para së gjithash A. Vuçiq –çetniku I Serbisë po përpiqet para popullit të gjorë serb ta shpërlajë AUTOGOLIN që e ka marrë :


1.Me Padinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë kundër Shpalljes së Pavarësisë Kosovës. Vendimi i asaj Gjykate është i parevokushëm sepse bazohet në argumente historike –“Kosova ka pasë të drejtë ta shpallë pavarësinë”.


2. A. Vuçiqi duhet ta dijë me argumente historinë mesjatare serbe. Berthama e Serbisë (Djepi I Serbëve në Ballkan kur erdhën nga shekulli VIII-XII të Erës sonë ishte dhe pse mos të mbtet Rashka (që ka domethënje shqipe-rashë…).


3. Kosovën serbët e kanë OKUPUAR në shekullin XII. Shiko A. Vuçiq çka thote “Istorija serba, përpiluar nga K. Jireqeku. Ai i apostrofon vendet që Nemanjiqet i kanë okupuar nga viti 1186 e tutje. Po kush ka jetuar në hapësirat më veriore të Bizantit ore Vuçiq i zhytur në shovinizëm dhe rrena të popave nga shekulli XIX. Lexo, Sima Qirkoviqin, lexo Tom Popoviqin , O Arnautima , Beograd 1913. O turpi I kësaj bote, po ma nuk mund të rreni sepse nuk i keni vetëm ju informatat. Sot Evropa është shumë e vogël me ju dhuruar treva të huaja.


 


4. A. Vuçiq, kur është shpallë Dushani mbret I “Serbëve, Grekëve dhe Arbanasëve”? Më 1346 dhe me këtë titull ka sunuar më pak se dhjetë vjetë, deri më 1355. Ma Serbi mesjetare nuk ka, ka prinicipata të shpërndara në disa trafe, ashtu si ishte edhe rasti me shqiptarë. (shiko: S. Gopçeviq, Gornja Albanija, 1881, gjermanisht, serbisht Beograd 1893, f. 12).


 


5. A. Vuçiq, lexo Kanunin e Car Dushanit çka thot për joserbët. Lexoe Nikollaj Velimiroviqin, popin tendë fashist, që nga 1989-1999 planifikonit ta shpallni të shenjët. Popi Nikolla Velimiroviq më 1935, atëherë kur planifikonit ta shfarosni popullin shqiptar duke e deportuar në Anadoll thoshte:, “Atë çka po e bën Hitleri sot , e ka bërë Shën Sava në mesjetë”. Ku jeni, atëherë ua keni ndaluar shqiptarëve me Kanun të komunikojnë në familje shqip, ose i keni denuar me 500 copë dele, nëse Arbanasët deklarohen se pronat janë të tyre. Pra çdo gjë, “ishte e kishës dhe e shtetit”. Ti edhe atëherë (1989-1999) ke qenë i ngarkuar sikurse sot, deng çetnik, më çetniko-kominist se Drazha Mihajloviqi, A. Rankoviqi, Shesheli dhe S. Millosheviqi. Lexo A. Vuçiq stenogramet e Kuvendit Popullor të Serbisë 1989-1999; lexone shtypin, shikoni fotografit tueja që nuk mund të fshihen. Opinioni mban mend fare mirë. Ju po mendoni se mund të bëni krime sikurse keni bërë në të kaluarën, kur informata deportonte shumë vështirë. Jo more, sot Kombi shqiptar i ka 14 univerzitete me 15 milion banorë, të coptuar, dhe të shpërndarë nepër botë si pasojë e gjenocidit permanent të parardhësve tuej, të Serbisë çetnike dhe komuniste. A. Vuçiq, a ka rrezistenëcë serbe  deri më 1804 kundër Petandorisë Osamne, prej të cilës keni pasë beneficione shumë më tepër se sa kishin shqiptarët e konvertiar në musliamnë. U ka rdhur fundi rrenave. Nuk ka ma histori me “fajde”, të popave dhe dhunës ushtarke ala 1877, 1912, 1918, 19145-1999.


 


6. A. Vuçiq lexone Dr Jovan Haxhivasileviqin, Albanska Liga, Beograd 1909. Për katër orë e lexoni. Ore çetniku i verdhë, 714 fshatra shqiptare të Sanxhakut Nishit dhe Pirotit i keni bërë rrafsh me tokë më 1877. Janë 21 ditarë lufte nga officerët vrasës të shqiptarëve në arkivat e jueja. Aty përshkruhet mizoritë se si jeni siellë me shqiptarë. J. Haxhivasileviqi sjkruan se kur hyri suhtria serbe e ndihmuar nga oficerët instruktor evropian, fshatrat ishin të shkreta. Nuk kishte nejri të na tregoi si quhet fshati. Ambasadori francez, n` anën tjeter urdhëronte: “ Vrani arnuatë, kudo ku i gjnei”. Turp, gjenocid dhe mizori e pandëshkuar ka mbetë deri me sot me faajin e Evropës. Po krimet nuk vjetrohet sepse dokumentet kanë mbetë. Së pakut ditarët e oficerëpve tuej mizorë, që vranin gra e fëmij nepër kasolla në pike të dimrit, pa asnjë faj, janë njollë, e zezë serbe dhe evropiane . Oficerët serb në Toplicë vranin pleqë e plaka të palëvizshëm dhe vetëm i mbulonin me borë. Kështu shkruajnë soldatet tuej serb dhe informatoret evropian. Se për mbrojtje që na bënte Sulltani, jo more , ai vet e kishte lejuar këtë infanticide.Unë jam me ptrejardhe nga fshati Xhake, në zemër të Toplicës.Aty, thonë dokuemntet kemi jetuar 2500 vjetë (sipas AND-së) para Krishtit famlartë. Tapitë për ato toka –prona i posedojmë dhe nuk vjetrohen. Si mihaxherë kemi jetuar nepër koloba me basa, thonin të vjetrit. Ne aty nuk ishin kolonistë por vendas den baba den. Për vjetersi më të thelllë, nuk jam arkeolog. Po ku ishte populli yt n` atë  koh (Antike..) ore I gjorë. Atje diku në Azi. Dhe erdhët në Ballkan në shekullin VII, po thoni. Po Ballkani është kuptim shumë i gjerë. Keni radhë në shekullin e VII-të në rriedhen e majtë të Danubit. Afër tre shekuj nuk keni mund të instaloheni në brendi të Ballkanit si mendoni ju. Mendim ky i instaluar nga popat tuej. Lexone G. Ostrogorskin, Istoria Vizantije , por jo botimin, por dorëshkrimin që e keni cnezuarar me rastin e botimin. Shikoni çka thot për “Mardhënjet bizantino shqiptare”. Ju jeni jashtë rreidhave shkencore, jashtë realitetit. Shqiptarët I keni në çdo cep të Ballkanit Qendror dhe Juglindor.


 


7.A. Vuçiq, akush nuk e mohon se tri kisha ortodokse në shekullin XIII i ndërtoi mbreti i juej Millutin. Po shtrohet pyetja në themelet e cilave kasha u ndertuan këto manastire si i quani ju. Argumentet arkivore dhe arkeologjike FLASIN dhe dheshmojnë se u ndertuan në themelet e kishave shqiptare. Kjo e Graçanicës u ndertua në themelet e kishes së ritit bizantin, që ishte ndertuar më 930 nga shqiptarët, për nevoja të tyre. Ku ishin ju atëherë.? PO kur u konvertuat si popull në ortodoks më 1288. Vuçiqo, populli shqiptarë në këtë kohë i kishte 1200 vjetë krishterizëm. Lexoni kronikët antike dhe mesjetare.


 


8.A.Vuçiq, më 1912 Serbia me alenacën e vet bëri shkrum e hi 3024 fshatra shqiptare në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastririt.Të dhënat i keni në A S në Beograd. PO nuk mungojnë as të dhënat tmerruese të korespodentëve të luftës që i shihnin krimet monstruoze serbe ndaj shqiptarëve, me sy. Po nuk ishin fajtor ushtarët e gjorë, por ishin oficerët që i detyronin, dhe urdhërat e tyre kanë mbetë si testament i turpit dhe krimit për historinë tuej-çmenduri. Lexone: Diplomatska prepiska Kralevine Serbije 1912-1914. Do të mësoni se 395 anije evropiane kanë bartë shqiptasrë në Anadoll në këtë kohë. Sasia e asaj popullsie arrinë në 500 000 frymë. Aty nuk llogariten fëmijët në 6 vjeq. Dokumentet tueja e thonë këtë.


 


9.A. Vuçiq, Qeveria e N. Pashiqit për tri vite (1912-1914) i solli në Vilajetin e Kosovës 2500 kolonistë. Të gjithë u shndërruan në banditë, vrasës sepse ashtu e kishin urdhërin e shtetit, kishes dhe politikës, shkollës dhe gjyqeve ushtarke. Lexone : Dragisha Vasiqin, Dva meseca u jugosllovenskom Sibiru, Beograd 1915. Do ta kuptoni se ju serbët kur merrni yrysh, nuk dini që ka Zot. I keni vrarë barijtë për t` ua grabitë bagtinë nepër trevat shqiptare, nga Perpellaci e deri në Durrës. I keni vrarë priftërinjët krishterë dhe muslimanë pa dallim, vetëm pse ishin shqiptarë. Të gjitha xhamitë i keni shndërruar në shtalla kuajsh me qellim. I keni hapur të parët në Evropë në stilin e Shen Saves së verbër (1217?!) kampet e përqendrimit për shqiptarë. Shumë më herët se nacistët. Vuçiq, kush ua shtriu dorën më 1915 nga Perpellaci e deri në Durrës? Po ju keni bërë luftë të drejtë në Veri të Serbisë. Por në Kosovë, keni bërë luftë okupuese , koloniale.


 


10.A. Vuçiq, gjatë viteve 1918-1941 sa kampe të pëprqëndrimit i ka krijuar Kralevina jote për shqiptarë. Po të tregoi: në Nish, Qaçak, Nikshiq dhe i tërë Vilajeti I Kosovës shpallet kamp I përqenrimit për shqiptarë. Lexone V. Qubrilloviqin, O. Kertstiqin, Andriqin,Moleviqin, Lotiqin e tj. Po Konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938 kujt I dedikohet. Shfarsjes së shqiptarëve deri më 1944. Fshizmi serb është orgjinal, zbulim për fashizmin në Itali.!!!


 


11. A. Vuçiq, a ma mirë kanë jetiar serbët vendas në Kosovë 1941-1944, apo në Serbi? Ju kanë faj shqiptarët se jeni pre  e gri në mes veti (çetniko-komunistë) dhe jeni munduar t` i fajsoni shqiptarët më 1945 si “profashist” e gjermanë më 1945 nuk kishte. Po kur kanë bërë shqiptarët ndonjë program me ju shfarosë nga Kosova. Lerëni trillimet tueja kishtare, politike dhe shtetrore. Lexone Lotiqin për likuidimin e Hebrenjëve, lexone Programin për likuidimin e Kroatëve nga viti 1912. I keni bërë 24 programe për likuidimin e Shqiptarëve 1844-1995. Të fundit e keni bërë ju çetnikët e Sheshelit. Me te ka vepruar Millosheviqi. Ku jetoni ju me këto programe fashiste, sepse nuk pa shkëputeni prej tyre.


 


12. A. Vuçiq, lexone Programin e V. Qubrilloviqit nga 3 XI 1944 për shfarosjen e shqiptarëve. Lexone urdhëresen e Titos më 8 shkurt 1945. Në verzionin e parë thuhet tekstualisht : ‘Shqiptarëve u ndalohet komunikimi shqip në vende publike më 7 shkurt 1945”. Ashtu keni vepruar me hungarezë dhe gjemanët në Vojvodinë, të cilëve ua keni grabitë tërë pasurinë.


 


13. A. Vuçiq, lexo Programin e shtabit të Rankoviqit “Metlla” 1953-1966. Nëse nuk ta japin komunistet e konvertuar në çetnik, kur të duash ta dergoi fotokopjen! Por mos ma kthe se duhet të mbrohesh pasi që e posedoi edhe një kopje tjeter. Sipas programit “Metlla”-Marrveshja xhentelmene 1953, në Anadoll shpërngulen 412000 shqiptarë, boshnjakë dhe turqë. Nuk i ndalet krimet. Ato i vazhduat gjatë viteve 1981-1999. Ti ke qenë njëri nder nxitësit dhe organizatorët e krimeve monstruoze në Kosovë. Dhe tash vjen, pasi që të deshtoi dërgimi I 13 kg eksploziv “C4” për shkatrrime massive, pasi që u duk e pa efektëshme fyerja e nënave gjakovare “egersira”, erdhe të na mbaish orë historie mesjetare. Erdhe për ta promovuar “erën tënde” të permenedoreve të “kralëve” që I kanë mbytë baballarët e vet, vëllazrit e vet, nënat dhe motrat, për fron. Ti je ai që ke dhënë idenë e bartjes kufomave për Batajnicë më 1999. Ta dish se një ditë do ta gjeish fotografinë e Isa Boletinit me dy kobure, në zyre!!!


 


14/ A. Vuçiq, lexoe Programin e Sheshelit dhe Arkanit nga viti 1995 ku ti ke qenë factor nxitës për gjenocidë në tërë vendin, por enkas ndaj shqiptarëve. Aty e prashihni strukturen e popullisë në Kosovë pas mizorive 51% serb dhe 49% shqiptarë. E keni arritë atë shifer sepse më 1997-1999 I keni përzënë rreth një million shqiptarë nga Kosova. Për gjenocidin e ushtrisë, policisë dhe shtetit serb, tregon Tribunal i Hagës ku i keni mentoret e denuar për krime mosntruoze. Dhe tash po vini në Kosovë dhe plus po kërcnoheni dhe po na queni “egersira”, sepse nuk po ju durojmë të dalldiseni prap me “jogurt rrevolucion”, spse nuk po ju lejojmë serish t` i shetisni eshrat e Lazarit nepër Jugosllavi. Tash keni përdorë një amballazhë tjetër, keni ngritë një permendore të një krali mjeran që është I njohur për  krime dhe masakrime të Arbanasëve nepër Kosovë, deri te Molla e Kuçe afër Nishit. Ore Vuqiq, po Nishi më shumë kohë ishte nën sundimit bullgar dhe ata nuk po e kërkojnë tash për tash. Po ku janë vëllëhet, rumunët dhe jevget që I keni konvertiuar. Ata janë afro 3 milion sot në Serbi pa asnjë të drejtë.


 


15. A. Vuçiq, Shteti i Kosovës është realitet. Ju e dini luften që e keni bërë në Kosovë. Ti atëherë ke qendruar në këto treva shqiptare jo më pak se 16 herë në cilsinë enxistësit të krimeve. Po pse erdhe një ditë para masakrës së Reçakut?!. Provokimet le të vazhdojnë por një ditë do të jepni llogari. Këtë e dini fare mirë. Prap po të them: Lexoni shenimet stenografike të Kuvendit të Serbisë 1989-1999. Aty I keni të vizatuara fjalimet e jueja dhe kriminelëve që mrizojnë në Hagë, aty flitet për “meritat” e jueja për Serbinë homogjene, nga Karlobagu e dei në Selanik, nga Beogradi e deri në Tokio.”.


 


Ne jemi populli i Adem Demaçit, Adem JASHARIT dhe NENE TEREZES dhe do t` I degjojmë këshillat e miqëve që të jetojmë dhe punojmë për ardhmëri. Por krimet nuk ua harrojmë. Ato ua kanë zënë frymen dhe me to do të jetoni edhe një kohë të gjatë, sepse krimet nuk harrohen dhe fëmijtë që janë sot të rinjë dhe me fotografi ju kanë dale në rrugë, nuk ju kanë fye por ju kanë treguar se kush jeni. Një ditë do t` ju padisin për të gjitha mizoritë.


 


Prof, dr. Hakif Bajrami Prishtinë 14 janar 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …