Prokuroria në Shqipëri do të marrë në pyetje kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe deputetin, Ervin Salianji

Prokuroria në Shqipëri do të marrë në pyetje kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe deputetin, Ervin Salianji

Prokuroria pritet të marrë sot në pyetje kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe deputetin e PD-së, Ervin Salianji. Lulzim Basha është thirrur për të dëshmuar në prokurori si person në hetim në procedimin penal për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje në kallëzimin e bërë nga Taulant Balla për rastin e ish-oficerit Emiljano Nuhu. Ndërsa mësohet se Basha do të pyetet për qëndrimet e tij për rastin “Xhisiela”. Kreu i PD është paditur edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për shpifje. Ndërkohë Salianji do të merret në pyetje si person nën hetim për rastin “Babale”, ku po hetohet për “kallëzim të rremë”. Marrja në pyetje e Salianjit vjen në një moment kur është publikuar edhe një video-përgjim i Fredi Alizotit, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin e parë. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …