Protestuesit e PD-së

Protesta e opozitës në Shqipëri po vazhdon edhe sot

Protesta e Partisë Demokratike në Shqipëri, sot po hyn në ditën e tretë, ndërsa pritet përshkallëzimi i saj gjatë orëve në vijim. Të dielën grupi parlamentar demokrat vendosi që PD-ja të bojkotojë veprimtarinë parlamentare, derisa të përmbushen kërkesat e saj, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, nga një qeveri teknike. Mbështetës dhe zyrtarë të PD-së vazhdojnë të qëndrojnë në tendën e ngritur para selisë së kryeministrisë, që nga pasditja e së shtunës, në mbështetje të kërkesave të tyre. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, në një prononcim për mediet deklaroi se protesta është vetëm në fillimin e saj, ndërsa paralajmëroi përshkallëzimin e këtij aksioni politik, në të gjitha format, për largimin e qeverisë. Me këtë rast, kryetari demokrat Lulzim Basha ftoi gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …