KEK
Fillimi / Njoftime / Publikimi i një buletini të përbashkët me ISSN si revistë shkencore në mes të KPMM-së dhe AKBN-së
Publikimi i një buletini të përbashkët me ISSN si revistë shkencore në mes të KPMM-së dhe AKBN-së

Publikimi i një buletini të përbashkët me ISSN si revistë shkencore në mes të KPMM-së dhe AKBN-së

Sfidat e krijuara në situatën e të paprecedentë të përballjës me pandeminë Covid-19, kanë qen vështirë të përballueshme si dhe me ndikim në të gjitha sektorët në përgjithësi, e po ashtu ndikimi është i pranishëm edhe në sektorin minerar.

Andaj, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencës reciproke si dhe rritjen e Bashkëpunimit të ndërsjellë midis institucioneve , është ftuar nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) nga Shqipëria për një vizitë zyrtare, për periudhën 21-24 tetor 2020, një delegacion i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) i përbërë nga zotërinjtë:

Avdi Konjuhi- u.d i Kryesuesit të Bordit i KPMM-së, Ramiz Kraniqi- Drejtori i KPMM-së, Fatmir Gërguri –Kryeinspektor i Minierave , Bajrma Dogani –Menaxher i Minierave në ndërmarrjen “Newco Feronikeli Complex LLC”, Naser Qorri-Gjeolog i Minierave në ndërmarrjen “Newco Ferronikeli Complex LLC”.

Delegacioni nga Kosova u pritën nga Drejtori Ekzekutiv Z. Adrian Bylyku, dhe stafi shoqërues i AKBN-së, në takim u diskutimi u zhvillua në aspektin profesional, si dhe për zhvillime të mëtejshme të këtij bashkëpunimi. Konkretisht nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të AKBN-së u propozua publikimi i një buletini të përbashkët me ISSN si revistë shkencore, për të botuar në përmbajtje të kësaj reviste kërkimet për mineraret, shkëmbimet e materialeve grafike, studimet e përditësuara mbi të dhënat në mineralin e kromit, bakrit etj, për të nxjerrë në pah informacionet dhe kërkimet për jo metalorët dhe metalorët, gurët dekorativ, etj.

Gjithashtu pala e delegacionit të Kosovës dhe përfaqësuesit e AKBN-së u dakordua për një nismë ligjore për përafrimin ligjor në fushën minerare mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, nismë e cila do të mbështetet për realizim edhe nga Platforma e Bashkëqeverisjes për Biznesin.

Në rrafshin teknik u dakorduan edhe për standardizimin e treguesve të industrisë minerare në përputhje me direktivën e Komunitetit Europian -Europian Inspire EU 2007/2KE, shkëmbim përvoje për përmirësimin e sistemit GIS të përditësuar të të dhënave etj. Vizita në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar po ashtu është bërë me qëllim të planifikimit të projekteve të përbashkëta ndërmjet institucioneve për vitin 2021, ndër të tjerash në mes të KPMM-së, AKBN-së, SHGJSH, Institutit të Gjeoshkencave dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Konferenca ndërkombëtare për promovimin e sektorit minerar Kosovë-Shqipëri, pasi qe situata e krijuar nga pandemia Covid-19 e pamundësoi mbajtjen e kësaj konference në këtë vit ishte prioritet i takimeve te zhvilluar ne Institucionet e Shqipërisë.

Nga ana e delegacionit të Kosovës u shprehë gatishmëria e bashkëpunimit në projektet e më hershme si dhe në ato të ardhshme, poashtu, të gjitha institucionet u dakorduan që të mbahet të paktë një herë në vit takime të natyrës së bashkëpunimit.

Janë vizituar edhe miniera e Cr në Bulqizë si dhe miniera e Cu në Spac , ku janë analizuar rezervat e mineralit të Cr dhe Cu në miniera, cilësia dhe sasia e mineraleve, kushtet e punëtorëve, siguria në punë etj.

Vizita katër ditore mund të konsiderohet si shumë e suksesshme dhe mendohet që edhe në të ardhmen bashkëpunimi të tilla do të jenë të frytshme për të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëron protesta nëse nuk miratohet Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëron protesta nëse nuk miratohet Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar protesta në rast se as në seancën e ...