Pulla postare me figurën arkeologjike “Cjapi i bronztë

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Cjapi i bronztë”.

Tema e trajtuar në emisionin e ri të pullës postare i përket trashëgimisë sonë arkeologjike, që dëshmon kulturën dhe nivelin zhvillimor ekonomik të të parëve tanë.

Pulla postare nga emisioni “Cjapi i bronztë”, në motivin e saj bartë pamjen e cjapit të ulur dhe paraqet një gjetje arkeologjike të rrallë dhe të veçantë.

Figura e bronztë e cjapit të ulur që i takon shek. VI p.e.s. bazuar në të dhëna të shkruara, është zbuluar rastësisht në vitin 1939, diku në Jaglenicë, lagje periferike e Prizrenit. Kjo figurinë ka gjatësi prej 6,5 cm dhe gjerësi rreth 3 cm, ndërsa peshon 380 gram.

Figura e cjapit të ulur sot gjendet e ekspozuar në Muzeun e Vranjës.

Pjesë e këtij emisioni të pullave postare është edhe Zarfi i Ditës së Parë që do të jetë në qarkullim postar deri në konsum të plotë.

 

Prishtinë, 28 gusht 2024 –

Kontrolloni gjithashtu

Angazhimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë për garantimin e rendit gjatë festivalit “Hardh Fest 2025”

Angazhimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë për garantimin e rendit gjatë festivalit “Hardh Fest 2025”

Me datë 05.09.2025 deri më 07.09.2025 është mbajtur Festivalit i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest …