Avni Ajdini: Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është diskriminues në disa sektorë

Punonjësit e sektorit publik kanë paralajmëruar greva

Punonjësit e sektorit publik kanë paralajmëruar greva në rast se kërkesa e tyre për rritje të pagave nuk realizohen. Paralajmërimet janë shpeshtuar dhe fuqizuar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi më 11 qershor se vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për të rritur pagat e anëtarëve të kabinetit qeveritar, gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e shkel ligjin. Përfaqësues të punonjësve të sektorit publik kanë theksuar se ata nuk janë kundër rritjes së pagave por janë kundër diskriminimit ndaj punonjësve të sektorit publik. “Kërkesa jonë është të rriten pagat në përgjithësi dhe ne ndjehemi të ofenduar nga vendimi i kryeministrit, kështu që grevat nuk përjashtohen si një mjet në kërkesën tonë, ka paralajmëruar, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini. Ndërkohë edhe Sindikatave të Shëndetësisë ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë rritje paga edhe për punëtorët e sektorit të shëndetësisë atëherë do të ketë greva. Në janar 2018, Agjencia Antikorrupsion e vendit, ACA, vlerësoi se vendimi për paga përbënte një konflikt interesi, sepse kryeministri dhe ministrat e tjerë po rrisnin pagat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …