Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritje të gjata në pikat kufitare me Serbinë. Nga të dhënat e kësaj qendre mësohet se për kolona të gjata të automjeteve që janë duke pritur brenda territorit të Serbisë për të hyrë në Kosovë. Njoftohet se kolona më e madhe është te Dheu i Bardhë, me një gjatësi afër dy kilometra ndërsa koha e pritjes për të hyrë në Kosovë është afër tri orë. Në pikën tjetër kufitare, në Merdare, kolona është e gjatë afër një kilometër ndërsa koha e pritjes për të hyrë në Kosovë është rreth dy orë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
