Qerimane Polisi: Tetë vjet me “Zërin e së vërtetës”, në valët e Radios-Kosova e lirë

 


Në periudhën e pasluftës filluan të emetojnë program shumë media. Secila në mënyrën e vetë transmetojnë shkruajnë dhe shërbejnë informata të llojeve dhe zhanreve të ndryshme, disa me vlera të dobëta e disa me qëllime komerciale. Mbi të gjithat, me një përkushtim të veçantë, mbijetoi dhe ruajti vlerat e saj kombëtare, edukative dhe të pastra të atdhetarizmit të kulturës dhe të frymës së pastër patriotike, Radio-Kosova e Lirë.
E dalë nga gjiri i këtij populli, e kalitur në flakën e luftës, e pjekur në prushin e atdhedashurisë, ajo edhe sot pas kaq vitesh ruan vlerat, lartëson trimërinë dhe vlerat e luftëtarëve të lirisë.
Përkujton dhe ruan me respekt sot e kësaj dite rëniet e lavdishme, nderon familjet e dëshmorëve dhe veteranëve të kësaj lufte dhe të gjithë luftërave të përgjakshme të këtij trualli dhe të këtij populli të robëruar.

Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në nëntor të vitit 1998 themelohet kjo radio së bashku me Agjencinë e lajmeve “Kosovapress”. Asokohe ne fituam dy institucione informative, të UÇK-së, të zërit të së vërtetës për këtë popull, që iu shuan të gjitha burimet e informacionit në atë periudhë të izolimit të rëndë informativ e të izolimit shpirtëror e fizik. Ky zë erdhi si një pishtar që ndriçon shtigjet e errëta dhe të panjohura.
Për çdo ditë Radio-Kosova e lireë përhapte lajme nga frontet e luftës, sillte guximin, kurajon dhe shpresat për jetë. I jepte popullit vullnet, nga ato shpirtra të dërmuara buronte durimi, guximi dhe krenaria.
E kjo radio, ky zë emblematik sfidoi kohën, pengesat luftën kërcënimet, granatimet sfidoi armikun dhe i bëri u ballë vështirësive nga më të ndryshmet.

Koncepti i saj kombëtar, koncepti militant, patriotik, afirmativ, fryma e pastër edukative dhe laramania e përmbajtjes së gjithëduarshme e bëjnë këtë radio të veçohet nga radiot tjera.
Kjo radio i ruajti vlerat e luftës, i lartësoi ato edhe i bëri të pavdekshme veprat e luftërave të lirisë, pasqyron të kaluarën tonë të lavdishme, shtjellon tema nga kultura, arti, feja, shoqëria me një përzgjedhje të veçantë dhe të pastër. Në valët e saj dëgjohet muzika e pastër burimore, popullore, patriotike , argëtuese, e huaj, serioze, për fëmijë dhe nga shumë zhanre tjera muzikore, por të gjitha këto të zgjedhuara dhe pa tematika të çoroditura.
Materialet dhe temat janë përmbledhë dhe zgjedhë në përgjithësi nga fakte historike nga personalitet të shquara luftarake, kulturore dhe arsimore, të gjitha këto të përgatitura nga një staf i vogël, por i palodhur dhe i përkushtuar në punë, i përballur me sakrifica materiale, që nuk do të duhej ti kishte sidomos pas luftës. Kjo Radioi do të duhej të përfshihej në grupin e mbrojtur institucionalisht si vlerë e luftës dhe e sakrificës.

Punëtorët e vyer dhe bashkëpunëtorët, me zell dhe kujdes të veçantë kanë punuar, punojnë edhe më tej duke mos llogaritur mundin dhe sakrificat e dhëna për ta mbajtur frymën dhe për ta ruajtur me dinjitet emrin e kësaj radioje, ashtu siç e meriton, ashtu siç duhet ta ketë një status të tillë edhe nga institucionet tona, duke u nisur nga roli që e luajti në kohërat më të vështira.
Me gjithë këto vështirësi, duke përkujtuar arritjet e kësaj radioje, ne e përgëzojmë dhe i japim lëvdatat më të sinqerta për punën për përkushtueshmërinë dhe për frymën e pastër atdhetare, edukuese dhe arsimuese për brezat e reja.
Të gjithë ata që e dëgjojnë dhe i njohin vlerat e mirëfillta historike arsimore, edukative muzikore dhe vlerat e jetës dhe të atdheut, mbi të gjitha do të duhej të krenoheshin, që kanë valë të tilla transmetuese, të pastra dhe e anashkaluar nga vlerat e dyshimta edukative.
Falë punës së përkushtuar dhe të palodhur ne urojmë që kjo radio në të ardhmen të njihet edhe nga institucionet tona duke i njohur vlerat e saj bashkë me mbrojtjen e vlerave të luftës sonë të lavdishme.
Durimi, përkushtimi, vullneti dhe mbi të gjitha koncepti i pastër kombëtar sigurisht se do të ngadhënjejnë dhe zëri i kësaj radioje edhe më tej do të jetë zë i lirisë, zë i fitores zë i së ardhmes së ndritur të Kosovës sonë të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …