Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor mban këtë javë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të vendit

Qeveria e Gjermanisë ka marrë mbështetje për zgjatjen e mandatit të pranisë së saj ushtarake në kuadër të KFOR-it

Qeveria e Gjermanisë ka marrë mbështetje për zgjatjen e mandatit të pranisë së saj ushtarake në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Përveç koalicionit në pushtet të tri partive, të gjelbrit, SPD dhe liberalët, edhe partitë opozitare Kristiandemokrate i dhanë mbështetje propozimit të qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të Bundesvehrit, si pjesë e KFOR-it në Kosovë. Në propozimin e qeverisë thuhet se bazë për misionin e KFOR-it “është ende Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” dhe thekson se “si Kosova ashtu edhe Serbia e kanë bërë gjithmonë të qartë se duan vazhdimin e pranisë së KFOR-it”. “Na duhet një KFOR i aftë për veprim për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha Florian Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Pa praninë e të birit, varroset babai i Salih Mustafës

Ka përfunduar ceremonia e varrimit të Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës, i njohur si …