Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi

Qeveria e ka bërë publik raportin e Komisionit për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës e ka publikuar raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. Me qëllim për të krijuar bindje se nga procesi i demarkacionit vendi ynë nuk ka humbur territor, raporti i publikuar ka përdorur disa dokumente. Në raportin me titull “Përmbledhje e dokumentacionit bazik në përcaktimin e territorit të Republikës së Kosovës” thuhet se për shënjimin dhe mirëmbajtjen e vijës së kufirit, Komisioni është bazuar në parime ndërkombëtare që njihen botërisht”. Në 106 faqet e këtij raporti janë përmbledhur dhjetëra dekrete, harta të zonës dhe të Kosovës, dokumente të komunës së Pejës, të dhëna kadastrale, statistika, ligje të Kuvendit, si dhe fotografi. Gjithashtu, në këtë raport janë përfshirë edhe Deklarata e Departamentit të Shtetit Amerikan që marrëveshjen e cilëson si të rregullt, deklarata e Presidentit Obama që marrëveshjen e kishte quajtur akt historik, si dhe raporti i ekspertëve ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …