‘Rruga e Kombit’ i jepet me koncesion kompanisë turke për 30 vjet

Qeveria e Ramës e lëshon me koncesion Rrugën e Kombit

Në kohën kur fluksi i lëvizjes së shqiptarëve në të dyja anët e kufirit arrin kulmin, Qeveria e Edi Ramës ka njoftuar për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit në emër të mirëmbajtjes. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur se në garë janë dy kompani që kanë aplikuar në tenderin për marrjen me koncesion të kësaj autostrade. Ky koncesion do të jetë në kohëzgjatje 30-vjeçare dhe parashikohet një pagesë mesatare prej 5 eurosh për çdo automjet që kalon 60 kilometrat e segmentit Milot-Morin. Koncesionarit i është garantuar subvencioni deri në 4 mijë automjete brenda ditës, çka do të thotë se nëse nuk sigurohet qarkullimi i paparaparë, atëherë paratë për pjesën e mbetur do të paguhen nga buxheti i shtetit shqiptar. Për vitin e parë shuma e garantuar është rreth 8 milionë euro, dhe vazhdon me progresion rritës çdo vit deri në 14 milionë euro. Ky koncesion që ngre pengesa të reja do të rëndojë më së shumti në xhepat e shqiptarëve të varfër, lëvizja e të cilëve po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë pikërisht në kohën kur dy Qeveritë shqiptare proklamojnë se bashkimi ndodhë në Europë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …