Qytetarët kërkojnë që Qeveria të marr masa ndaj rritjes së çmimeve që është bërë trend në Kosovë

Qytetarët kanë kërkuar që Qeveria të marr masa ndaj rritjes së çmimeve e cila është bërë trend në Kosovë. Ata kanë deklaruar se rritja e çmimit të prodhimeve ushqimore, mandej rrymës, naftës por edhe produkteve tjera, po bëhet pasi bizneset nuk po kontrollohen nga shteti. Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku është cituar nga “Kosovapress” të ketë deklaruar se ndonëse kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse të marrin masa ndaj këtyre rritjeve të çmimeve, kërkesa dhe lutja e tyre ka has në vesh të shurdhër. “Qeveria është dashur të reagojë që në fillim, të ndikojë te energjia elektrike, të ndikojë te karburantet, të ndikojë te të gjitha llojet tjera të energjisë elektrike, edhe te çështja e gazit të ketë qenë një vendim më popullor më fasilitues. Po ashtu, Qeveria duke u arsyetuar se çmimet i rregullon tregu”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …