Ramush Haradinaj

R. Haradinaj: Ideja për bashkim me Shqipërinë do të aktivizohet nëse nuk ka mbështetje ndërkombëtare për Kosovën

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit edhe kryesues i listës së kandidatëve të deputet të këtij subjekti politik, ka thënë se kërkesa e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk është kalkulim politik. Haradinaj, i pyetur nëse do të bashkëpunojë me Vetëvendosjen lidhur me këtë çështje, ai ka thënë se nuk e di nëse subjekti opozitar ka hequr dorë nga një ide e këtillë. Përveç tjerash, ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se është i hapur të bashkëpunojë me këdo që të zgjidhë çështjen e presidentit. Ai e ka sqaruar edhe më shumë çështjen e referendumit të bashkimit kombëtar me Shqipërinë, teksa ka thënë se kjo ide aktivizohet vetëm në rast se nuk do i ofrohet mbështetja e duhur Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca …