Sinani ING

R. Haradinaj: Kosova e pavaur do të integrohet në BE e rrugës së saj në bashkim me Shqipërinë

Ramush Haradinaj: Kosova e pavaur do të integrohet në BE e rrugës së saj në bashkim me Shqipërinë

Sot shënohet 13 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka filluar me homazhe te varrezat e dëshmorëve. Pas vizitës në Reçak, ku Haradinaj ka bërë homazhe për dëshmorët dhe martirët e lirisë̈, vizitën e vazhdoi në Gllogjan. Haradinaj ka qenë edhe komandant i Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës çlirimtare. “I bashkohem nderimit për të rënëve për liri. Nderimi bëhet edhe më i fuqishëm në ditë të shënuara, pra në ditën e përvjetorit të 13 të vendit. Kosova ka pas edhe suksese edhe sfidat e veta. Kosova e pavarur do të ecë drejt zhvillimit, integrimit në BE e rrugës së saj në bashkim me Shqipërinë”, ka shtuar Haradinaj nga Gllogjani.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Marrëveshja mes kryeministrit, Kurti dhe kryetarit serb, Vuçiq, e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit, e arritur në …