Ragip Shala

Ragip Shala: DIALOGU ARTISTIK

Në raportet  Kosovë  –  Serbi ,  sa i përket  dialogut  kanë dominuar  dy  forma  dialogu: teknik  dhe  politik. I pari dialog teknik njihet në mes Murat Gjakës  dhe  principatës  serbe  gjatë  dëbimit të dhunshëm  të shqiptarëve nga  krahina  e Toplicës  më  1877. Pastaj  është  pasuar   nga Azem  Bejta  gjatë  lëvizjes kaçake  në mes Dy luftrave botërore . Derisa  M. Gjaka ka dialoguar për pronat dhe  shtëpinë  e tijë, A . Bejta ka dialoguar  përtej  pragut , ka dialoguar për  tri fshatrat  të ,, Arbërisë së vogël ‘’. I pari dialog politik për çështjen e Kosovës  ka ndodh në  ujdhesën Vis të  Dalmacisë  në Gushtë  1944. Atje përfaqësuesit  e  SH.P. UNÇ  të  Shqipërisë  në krye me Ramadan Çitakun i kanë kërkuar  Titos, Rankoviqit  dhe Gjillasit vetëvendosje për Kosovën ?!  Edhe pas përfundimit të LDB  ka pasuar dialogu politik për çështjen e vetëvendosjes së Kosovës sipas rezolutës  së Konferencës së Bujanit në mes Titos  dhe Enver  Hoxhës  në Beograd 1946.  Pastaj  në Moskë  në mes  Stalinit dhe Kardelit , si dhe Stalinit e Enver Hoxhës.  Pas luftës  Çlirimtare të UÇK –së, përkundër terrorit shtetërorë serb  ndaj Kosovës, dialogu Kosovë –Serbi  ka  ,, zbrit ‘’ në dialog teknik që ka rezultuar  me  kontrabandim të kishave dhe manastireve paleokristiane arbërore në objekte kulti ortodokse serbe ?!  Kurse si kryevepër e dialogut teknik konsiderohët  Fusnota, Asociacioni , Demarkacioni si dhe  Gjykata  Speciale për ta ,, shpërlarë ‘’ luftën e UÇK-së ?!  Meqë është konsumuar  dialogu teknik , tani radhën e ka dialogu  politik . Për  këtë lloj  dialogu , tregun politik në Kosovë e përbëjnë  dy rreshtime  politike : Lëvizja  ,, jo violente ‘’ dhe Lëvizja  klandestine ?! Sipas  Lëvizjes  ,, jo violente ‘’ , që  përbëhet  nga  struktura të  ish LKJ –së , të konvertuar  në  ,, demokrat ‘’  , çështja  e Kosovës  si problem  politik në raport me Serbinë  zë fillë me suprimimin e Autonomisë së Kosovës në Mars 1989 ?!  Sipas  Lëvizjes  Klandestine  zezona mbi Kosovën  daton që nga okupimi  serb i Kosovës  më 1912 , këtë  rreshtim e përbëjnë kryesisht   struktura të lëvizjes  klandestine të gjeneratave të ndryshme . Meqë  lëvizja  ,,jo violente ‘’ ka zotëruar  hapësirën mediatike, prandaj ka arrit të kultivoi opinione masive  që zezona  mbi Kosovën  ka  rënë  në  ,, ngritjen ‘’ e Millosheviqit ?! Nën influencën e lëvizjes  ,, jo violente ‘’  është  ,, indoktrinuar ‘’ një numër jo i vogël i lëvizjes klandestine për  vetëm zezonën Millosheviqiane  , duke  ,, tradhtuar ‘’ zezonën  Titiste , Rankoviqiste etj. Nga rrethanat politike , ekonomike të Kosovës jo vetëm gjatë  RSFJ –së  , dhe  mbretërisë SKS , por dhe më tej , çështja e raporteve Kosovë – Serbi  kalon përtej  ,, kryqëzimit ‘’ Millosheviqian, si e tillë është çështje  tre dimenzionale , i pa përcaktuar në kohë, por i përcaktuar në hapësirë. Thelbin e  çështjes  së raporteve Kosovë – Serbi  e përbëjnë  konfrontimet permanente  jo vetëm në regjimin  e Millosheviqit, por regjimin Titos dhe Rankoviqit , Pashiqit,  Obranoviqit etj. Çështje  konfrontimesh permanente në raportët Kosovë – Serbi  , përmban konfrontime politike , ekonomike, juridike , diplomatike , gjeopolitike, religjioze , historike , ushtarake  etj .

         – Konfrontimet Politike

Çë  nga mesjeta e hershme , nga  invadimi i fiseve   sllave në gadishullin Ilirik konfrontimet politike nuk kanë pushuar deri në ditë tona . Thelbin e konfrontimit politik  me Serbinë e përbën  ,, Serbia hyjnore ‘’ ku  priftërinjtë ortodoks  përmes liturgjisë mitike kanë  demonizuar  shqiptarët  si një popull  ,, jo qiellorë ‘’ që duhej shfarosur ?! Mbase themelet e terrorizmit shtetëror serb  ndaj Kosovës  qëndrojnë  tek  KOS –si. Prandaj janë hartuar projekte dhe memorandume  si:Naqertanja , Platëforma politike për Kosovën , Memorandumi  i ASHA  serbe , Patkoi etj , që kanë rezultuar  me  përndjekje , shpërngulje të dhunshme , mizori, vrasje masive, terror shtetërore  me përmasa  gjenocidi . Gjatë  tëre  Shek . 19 dhe 20 ,  raportet Kosovë – Serbi   karakterizohen me tensione politike, të projekteve   nacional shoveniste dhe hegjemoniste  serbomadhe  ndaj Kosovës  ..

      –  Konfrontimet  Ekonomike

Thelbin e konfliktit ekonomik në raportet Kosovë – Serbi  e përbën eksploatimi kolonial  serb  në pasurit natyrale të Kosovës . Shpronësimi dhe përndjekja e 600 fshatrave nga  krahina e Toplices , « reformat agrare » gjat mbretërisë SKS  , shtetëzimi i pronave gjate RSFJ –së , plaçkitjet para dhe gjatë luftës së fundit etj . Serbia me projekte të ndryshme ekonomike  e ka privuar  popullin shqiptar në qeverisje me pasuritë e saja nëntokësore e mbi tokësore . Prandaj për këto fakte çështja ekonomike e Kosovës  përbën një çështje Koloniale .

      – Konfrontimet Diplomatike

 Konfliktet permanente politiko – ushtarake Kosovë – Serbi , kanë ndikuar që Kosova si subjekt ndërkombëtar të trajtohet nga diplomacia e fuqive të mëdha . Prandaj Kosova ka parakaluar nëpër korridoret diplomatike evropiane që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës , Konferenca e Parisit , Konferenca e Bujanit, Komisioni i Badinterit, Konferenca e Rambujesë etj. Pavarësisht nëse është vendos drejt apo jo ndaj Kosovës , subjektiviteti diplomatik ndërkombëtar i Kosovës përfshin një period kohore 121 vjeçare (1878 – 1999)

    – Konfrontimet  Juridike

Kosova si vazhdimësi e Dardanisë antike , historikisht përbënë një  entitet të veçantë  juridiko –politik . Mbretëri në Dardani ,  Prefekturë  në Perandorinë Rromake ,  Vilajet  gjatë perandorisë Osmane  , Krahinë gjate RSFJ .  Përkundër   entitetit  juridiko – politik , çështja e konfliktit juridik  Kosovë – Serbi ka të të bëjë me juridiksionin serb, për ta paraqitur Kosovën si  pronësi absolutë serbe . Pikërisht shkaku i juridiksionit diskriminus serb , çështja e Kosovës  ka rezultuar me rezoluta në Parlamentin evropian  , në Kongresin  Amerikan  dhe së fundmi  në  Gj .N . D .

   – Konfrontimet Gjeopolitike

Konfrontimi gjeopolitik Kosovë – Serbi , konsiston në pozitën gjeografike të Kosovës si një udhëkryq në mes të lindjes dhe perendimit , si dhe rreshtimet politike në drejtime të kundërta , përkrah kualicioneve nderkombëtare . Çë nga  Beteja e Dytë e Kosovës 1448 , pastaj kryengritjet e shumta antiosmane , kahjet gjeopolitike Kosovë – Serbi i karakterizon  vazaliteti serb ndaj Stambollit , dhe perpjekjet shqiptare për kualicione perendimore kundër okupimit otoman . Kahjet e ndryshme gjeopolitike në arenën nderkombtare  i karakterizon edhe gjatë shekullit 19 dhe 20 . Pranvera  Republikane e 81-tës krahas  Solidarnostit Polak , Kosovën e ka rreshtuar përkrah kualicionit perendomorë . Aleanca pansllaviste në mes Beogradit dhe Moskës , ka ngujuar Serbinë në kursin gjeopolitik lindor . Mbase këto rreshtime gjeopolitike  me pole të kundërta  ka kulmuar me aleancë politiko – ushtarake në mes  UÇK-së dhe NATO –s ?!

   Konfrontimet Relegjioze

Nyjën e tëre konfrontimeve shqiptare – serbe  , përkatësisht Kosovë – Serbi e përbënë çështja relegjioze , konkretisht objektët e kultit relegjioz ?! Derisa shqiptarët i përkasin tre relegjionëve monoteiste ortodokse , katolike dhe islame  , serbët i përkasin vetëm relegjionit ortodoks .   Shqiptarët janë  të parët ndër popujt evropian që kanë kaluar nga politeizmi në monoteizëm, gjegjsisht në krishterizëm gjat shekullit  2  E. Re .  Invadimi sllave në gadishullin Ilirik , ështe invadim fisesh barbare paganiste që u konvertuan në krishterizem në kishat paleokristiane Arbërore. Islamizimi I popullit shqiptar gjatë mesjetës së vonë i ka hapur shtigje sllavëve të zaptonin  kishat dhe manastiret  arbërore.                      Konfrontimi religjioz ka kulmuar gjatë luftës  çlirimtare të UÇK , ushtria vrastare serbe ka rrafshuar për tokë mëse 1000  Xhamia , kurse kishave  dhe manastirëve ortodokse nuk  u është thyer as edhe një xham nga luftëtarët e UÇK –së .

    Konfrontimi Historik

Tëre konfrontimet  politike, ekonomike, juridike, ushtarake  etj, janë në një vazhdimësi  historike  në mes popullit shqiptar autokton dhe invaduesve barabar sllav . Historia e raportëve  Kosovë – Serbi  , është histori konfrontimesh për token ,  për ujin ,  për qiellin , për diellin  , histori zaptim tokash me dhunë  , histori përndjekjeje ,  shkatrrim , histori gjenocidi  fizik  , kulturorë , gjuhësor   ndaj  Kosovës .  Historiagrafia serbe  për Kosovën është  histori  e  fallsifikuar , e ndertuar mbi mite , si e tillë Kosovën e paraqet  si ,, tokë e shenjtë ‘’ serbe  ,  si ,, djepi  serb ‘’ etj  . Faktet  historike janë të pa mohushme  që dëshmojn  se Kosova  është Dardani , dhe kursesi  ,, Jerusalemi  ‘’  serb  . Historia serbe në  ballkan zë fill nga Shekulli 10 ?! Kurse historia e Kosovës  zë fill që nga mbretëria e Dardanisë .

    Konfrontimet  Luftarake

Kosova përbën një fenomen të veçantë  mbijetese përballë terrorit shtetrorë serb, fushatave ushtarake dhe policore serbe . Që nga viti 1878 deri më 1999 , çështja e konfrontimëve luftarake  e veçon  me vrasje masive, shkatërrim , gjenocid ndaj civilëve shqiptarë. Gjatë tërë kësaj periudhe 120 vjeçare , ushtria serbe veçohët për ushtrinë më gjakatare , më vrastare në evropë ?! Fushatat ushtarake dhe policore  të programuara dhe komanduara  nga krerët fetar e shtetror serb , janë fushata okupimi dhe kolonizimi ndaj  Kosovës .                                  Kundërvënja e armatosur  e luftëtarëve shqiptarë, është  kundërvënje vullnetarësh  me armatime modeste, kundërvenje  guerilësh  nga  Lëvizja  Kaçake  në mes  Dy  Luftrave botërore , deri  të kundërvënja e UÇK –së . Tërë përpjekjet  shqiptare  për kundërvënje  luftarake ndaj terrorizmit shtetëror serb, janë përpjekje  çlirimtare, kundër okupimit dhe kolonizimit serb , dhe si e tillë përbënë një luftë të drejtë të bazuar me të gjitha ligjet ndërkombëtare .

Përfundim

Çështja e  relacioneve Kosovë – Serbi, është  çështje konfrontimesh  komplekse  mese 120 vjeçare , çë nga viti 1878 deri  1999 , është  çështje  terrori  shtetëror serb me përmasa  gjenocidi, është çështje okupimi dhe kolonizimi   ndaj  Kosovës.  Prandaj shpallja e pavarësië së Kosovës është  krejt e  natyrshme  dhe e ligjshme e konfirmuar edhe nga GJND –ja.  Dialogu Kosovë – Serbi  për  një  marrëveshje  historike   duhet  të rezultoi me një marrëveshje  të drejtë dhe paqësore .

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …