Bashkim Ramosaj

Ramosaj: I inkurajoj organet e rendit që të mos ndalen deri në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre në Gllogjan

Pas njoftimeve të prokurorisë themelore të Pejës për arrestimin e tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë të 26 nëntorit, në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka bërë thirrje që hetimet për këtë rast të mos ndalen deri në zbardhjen e plotë të tij. “I përgëzoj organet e drejtësisë, në zbardhjen e rastit, konkretisht në kapjen e të dyshuarve në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan. I inkurajoj organet e rendit të shtetit tonë, që të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes makabre në Gllogjan. Uroj që raste të tilla, të mos përsëriten më në shqiptari”, ka shkruar kryetari i komunës së Deçanit,  Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Më 7 qershor i japim fund krizës dhe hapim një kapitull të ri për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve …