Ramush Haradinaj: AAK-ja është e shqetësuar për pozitën e gruas në shoqërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj: AAK-ja është e shqetësuar për pozitën e gruas në shoqërinë e Kosovës

AAK-ja është e shqetësuar për pozitën e gruas në shoqërinë e Kosovës ka thënë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj gjatë një tubimi me gratë e AAK-së, ku sot me rastin e Ditës së Gruas kanë aderuar rreth 30 gra, kryesisht nga Besiana dhe Burimi. Femrave të sapo anëtarësuara  në parti, kryetari Haradinaj iu dëshiroi mirëseardhje. Pas urimit për 8 Mars për të gjitha gratë e Kosovës, ai ka thënë se Aleanca është përcaktuar për politikën, e cila nënkupton trajtim të barabartë për të dyja gjinitë. “Gruaja sot është gjysma e shoqërisë. Ajo duhet ta marrë pozitën që i takon. Është e drejtë e saj që ajo të jetë edhe në vendimmarrje, edhe në përcaktimin e politikave në vend, edhe në drejtimin e shoqërisë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …