Ramush Haradinaj: Duam zhbllokim të Kuvendit, por Albulena Haxhiu nuk është figurë unifikuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij mbetet e përkushtuar për zhbllokimin e Kuvendit të Kosovës, por ka theksuar se Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është figurë unifikuese dhe për këtë arsye nuk mund të mbështetet nga AAK. Në një deklaratë për media më 23 prill, Haradinaj tha se AAK ka treguar gatishmëri për bashkëpunim institucional, duke marrë pjesë në çdo ftesë për diskutim. “Na vjen keq që nuk po ka mirëkuptim nga LV-ja. Ne jemi të interesuar që të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, por problemi qëndron te figura që ofrohet. Zonja Haxhiu nuk është figurë unifikuese”, u shpreh ai. I pyetur nëse AAK do ta mbështeste një kandidat tjetër si Fatmir Limaj për postin e kryetarit të Kuvendit, Haradinaj u përgjigj shkurt: “Nuk besoj që e merr votën e Aleancës.”

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Avdullah Hoti: Ndërprerja e dialogut strategjik me SHBA është mesazhi më i rëndë që mund t’i vijë Kosovës

Ish kryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka drejtuar …