Në një tubim të mbajtur në Drenas, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka prezantuar planin gjithëpërfshirës për transformimin e kësaj komune në një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Duke theksuar rëndësinë strategjike të Drenasit, Haradinaj ka paraqitur projektet konkrete që do të realizohen nën udhëheqjen e koalicionit për Kosovën Fituese. “Drenasi meriton më shumë dhe do të marrë më shumë”, ka thënë Haradinaj, duke prezantuar projektin e rrugës katër-korsi Drenas-Skenderaj dhe furnizimin 24-orësh me ujë të pijshëm për të gjithë banorët. Plani parasheh gjithashtu ndërtimin e çerdheve publike dhe një stadiumi të ri, si dhe themelimin e Parkut të dytë të Biznesit në Korroticë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
