Kryeministri Haradinaj thotë se Mitrovica dikur ishte shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik ndërsa tani është lënë anash

Ramush Haradinaj: Kosova nuk do të heqë dorë nga tarifat për mallrat serbe, pavarësisht thirrjeve të BE-së

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë për “Zërin e Amerikës”  se Kosova nuk do të heqë dorë nga tarifat për mallrat serbe, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian. Haradinaj tha se përplasjet e tij me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me bllokun ku ajo synon të anëtarësohet, por janë pasqyrim i trajtimit jo të duhur të Kosovës nga Brukseli.Tani janë, besoj tri tema që po na shqetësojnë në marrëdhëniet mes nesh edhe BE-së: dy janë më të ekspozuara, është mospërmbushja e kontratës nga BE-ja për liberalizimin e vizave edhe pse Kosova e ka përmbushur pjesën e vet të kontratës dhe mosmarrja e ndonjë përgjegjësie në këtë rast nga përfaqësuesja e lartë Mogherini, komisionari Hahn dhe kolegët tjerë, të cilët na kanë lënë vetëm tan, që ne të vazhdojmë të lobojmë në çdo qeveri, e ata mund ta bëjnë këtë lobim se e njohin rastin, e dinë që kontrata është përmbushë. Pastaj, është devijimi, apo dalja prej kontrolli e dialogut, nga një dialog për normalizim, është kthyer në dialog për status, ose për territore ose për kufij, që s’ka logjikë. Dhe është vetë bilateralja Kosovë – BE, e cila është shumë e ngurtë në raport me Kosovën, pra na mban atje në stadin e nisjes, por, nuk na lejon me ecë përpara me proceset tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …