Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Qëndrimet e Opozitës janë të pandryshueshme nuk do të ketë seancë të Kuvendit të Kosovës!

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj edhe një herë ka rikonfirmuar se qëndrimet e Opozitës janë të pandryshueshme dhe se nuk ka seancë të Kuvendit të Kosovës! Opozita e bashkuar nuk ka ndryshuar mendje lidhur me vazhdimësinë e seancave në Kuvendin e Kosovës. Edhe dje por edhe sot zyrtarët opozitarë kanë deklaruar se do të bëjnë çmos që të pengojnë seancën e Kuvendin të Kosovë.  Pengimin e vazhdimit të seancës e konfirmon edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërsa i pyetur se a do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe se a do të pengojnë edhe këtë seancë, Haradinaj tha se “Do ta kundërshtojmë mbajtjen e çdo seance, do ta shihni cilat masa do t’i ndërmarrim sot”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …